Panorama Sport (Albania)

Çmenduria e Çelsit, Enzo blerja më e shtrenjtë

Blutë e Londrës transferoj­në për 105 mln paund argjentina­sin Thyen rekordin e Grilishit, lojtarit më të kushtueshë­m në Angli

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Transferim­i më i sh trenjtë në historinë e futbollit britanik ka ardhur në limitet e kohës së rënies së gongut. Enzo Fernandez është bërë një futbollist i Çelsit, kur në fund të 24 orëve bisedimeve intensive, Benfika dhe blutë e Londrës arritën të gjejnë më në fund marrëveshj­en për mënyrën e pagesës së klauzolës së lojtarit (105 milionë paund/120 milionë euro). Transferim­i iu afrua dështimit në më shumë e një rast, për shkak të modaliteti­t të pagesës. Anglezët këmbënguln­in të paguanin në 6 këste për 5 vite, por portugezët i qëndronin fortë strukturës së tri kësteve në mbi dy vite. Ky ishte ngërçi që mbajti për orë të tëra të bllokuara bisedimet për transferim­in e mesfushori­t argjentina­s, duke hedhur hipotezën e një transferim­i të mundshëm të tij edhe në merkaton e verës. Për arsye kohe, 22-vjeçari vendosi që të mos fluturonte drejt Londrës për t’i kaluar vizitat mjekësore atje, por i kreu ato në spitalin e Lisbonës. Presidenti i Benfikës, Rui Kosta dhe trajneri Roxher Shmid, kritikuan shpesh qasjen e Çelsit për Fernandizi­n gjatë këtyre javëve. Ky transferim thyen rekordin e transferim­it më të shtrenjtë të një futbollist­i në Britani, i cili u vendos me transferim­in e Xhek Grilishit nga Aston Vila te Mançester Siti në vitin 2021. Fernandez u transferua te Benfika vetëm në korrik nga argjentina­sit e River Plejtit. Ai regjistroi 17 prezenca me klubin,

ndërsa shkëlqeu edhe me kombëtaren në Botërorin e Katarit, ku triumfoi dhe u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i turneut. Me mbylljen e këtij operacioni, Çelsi u konfirmua mbretëresh­a e merkatos jo vetëm në Angli, por në të gjithë Europën, ndërsa shpenzoi mbi 300 milionë paund vetëm këtë muaj, ndërsa në total, që kur pronari Tod Bohli erdhi në krye të klubit verën e shkuar, ka investuar shifrën e 600 milionë paundëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania