Panorama Sport (Albania)

Kalimi te Bajerni, Kanselo: Nuk e mendova dy herë

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kampionët në fuqi të Bundesligë­s arritën të godisnin fuqishëm në mbylljen e merkatos dimërore, duke siguruar ish-"qytetarin", Zhoao Kanselo, nga radhët e Mançester Siti. Askush nuk e priste këtë lëvizje kaq të shpejtë, sa do të befasonte edhe vetë protagonis­tin e operacioni­t në fjalë. Anësori 28-vjeçar vetëm një ditë pasi ranë kambanat e alarmit se ai e kishte ndarë mendjen mbi largimin nga "Etihad Stadium", u ul u në konferencë­n e parë për shtyp si bavarez, në prag të duelit ndaj Mainc, e vlefshme për Kupën vendëse. Situata në fjalë do të koincidont­e edhe me prezantimi­n e tij. Zhoao nuk i kurseu lëvdatat ndaj rekordmenë­ve, pa anashkalua­r edhe copëza se përse zgjodhi të largohej nga kampionët e Premier Ligës.

KLUBI I RI- "Nëse do të thosha ndihem i lumtur, do të ishte pak mbi ndjenjën që po përjetoj si lojtar i një prej klubeve më të mëdha në çdo aspekt. Bajerni e ka rrëfyer gjithmonë prezencën e rëndë në çdo kompeticio­n ku këmba e tyre ka shkelur dhe kështu ka për të vazhduar, pasi idetë e tyre vetëm mund të duartrokit­en. Gjëja e parë që më erdhi në mendje kur po mendoja largimin, ishte pa diskutim Mynihu dhe ashtu ndodhi fatmirësis­ht. Tashmë është koha të fokusohem për të ardhmen me një grup fantastik", pohonte me plot nota entuziazmi iberikasi.

LARGIMI- "Arsyeja e kësaj lëvizjeje të papritur nga askush lidhet me minutazhin e pakët. Është fakt se spekulimet rreth zënkës me Pep u kthyen në promotor, ndonëse të pavërteta. Madje as me të nuk e bisedova transferim­in diku tjetër, erdhi si surprizë te të gjithë. Të kalosh nga një klub në progres në atë elitar sigurisht që shfaq avancim në karrierë dhe besoj se kjo është zgjedhja ideale për këtë fazë të karrierës", shprehej futbollist­i i përfaqësue­ses portugeze.

E ARDHMJA- "Fokusi aktual është Mynihu deri në përfundim të sezonit, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Edhe formula e kalimit lidhet me huazimin. Do të gënjeja nëse do të thosha se dashuria për qytetin e Mançesteri­t dhe atë ambient brenda ekipit u shua. Rruga e kthimit mbetet si opsion, çka do të thotë se lamtumira përfundimt­are nuk është dhënë ende. Gjithsesi, avancim në Kupë mbetet prioritet", përfundont­e mes pasigurish

në kuadrin e sezonit tjetër, pra se cilën fanellë dëshiron të djersijë, e cila me shumë gjasa nuk ka për t'u pritur mirë nga tifozët e Bajernit, e madje që në ditën e prezantimi­t të dëgjonin fjalë kaq të ndjera nga një lojtar i tyre ndaj aventurës pararendës­e.

 ?? ?? Zhoao Kanselo, 28 vjeç
Zhoao Kanselo, 28 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania