Panorama Sport (Albania)

Erzeni godet në merkato, dy brazilianë zbarkojnë në Shijak

- N.GOCI

Erzeni i volejbolli­t të meshkujve konfirmon ambiciet e mëdha që ka në këtë sezon, duke u treguar shumë aktiv edhe në merkato. Pas disa afrimeve të bëra gjatë verës, shijakasit kanë realizuar një goditje të dyfishtë në fund të merkatos së dimrit, teksa kanë prezantuar dy lojtarë nga Brazili. Bëhet fjalë për Guilherme Soares dhe Renan Salton. Në Shijak kanë pritshmëri të larta nga dyshja braziliane dhe këtë e konfirmon edhe vetë sekretari i klubit, Merkelian Rexhepi. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Rexhepi e ka komentuar kështu blerjen e dyfishtë, duke konfirmuar edhe objektivin, që është fitimi i titullit: “Pranë skuadrës kemi afruar dy volejbolli­stë brazilianë. Janë lojtarë cilësorë dhe jam optimist se do të na ndihmojnë në arritjen e objektivit, që është fitimi i titullit kampion”, shprehet mes të tjerash drejtuesi i shumësport­ëshit shijakas, Rexhepi. Duke u ndalur te lojtarët, Renan Salton është 27 vjeç dhe në edicionin e kaluar është aktivizuar në kampionati­n iranian, ndërsa Guilherme Soares është 25 vjeç dhe është aktivizuar në kampionati­n brazilian me skuadrën e San Paulos, ndërsa kalimi i tij tek Erzeni është eksperienc­a e parë jashtë vendit të tij. Në vijim të prononcimi­t të tij, Rexhepi pohon se volejbolli­stët brazilianë kanë nënshkruar për një vit, me klauzolë rinovimin edhe për një vit tjetër. Ndërsa me afrimin e dy volejbolli­stëve, skuadra e Erzenit, sipas Rexhepit, konsideroh­et e kompletuar. “Me afrimin e tyre ne e konsideroj­më merkaton të mbyllur. Ekipi është i kompletuar dhe është i gatshëm për të përballuar me sukses ndeshjet e kampionati­t, duke shprehur hapur edhe objektivin, që është fitimi i titullit kampion”, përfundon Rexhepi. Volejbolli­stët e sapoafruar i janë bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të aktivizohe­n qysh në ndeshjen e fundjavës ndaj Teutës, e cila do të zhvillohet në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania