Panorama Sport (Albania)

“Idhull Maldinin, por marrim hak ndaj Milanit”

“Gjithmonë tifoz i Interit, edhe pse jam rritur me kuqezinjtë”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Mateo Darmian është gjithmonë e më shumë një nga armët kryesore të Simone Inzagit, sidomos në këtë sezon kur krahët nuk po funksionoj­në si duhet. Për këtë 33vjeçari që mund t’i mbulojë shumë mirë të dyja korsitë ka qenë jo pak herë shpëtimi i Interit, ashtu si ishte në çerekfinal­en e Kupës ndaj Atalantës, ku falë golit të tij zikaltrit siguruan kualifikim­in. Por tashmë në radhë është derbi dhe veterani e di shumë mirë veçantinë e kësaj ndeshjeje, që për të ka ngjyrime edhe më interesant­e. Tifoz i Interit që fëmijë, por i rritur në akademinë e Milanit, Darmian ka treguar për “Dazn” emocionet dhe idhujt, e mbi të gjitha, dëshirën për hakmarrje në Milanon zikaltër.

FËMIJËRIA - “Futbolli ka qenë gjithmonë në familjen time, veçanërish­t nga babai im, i cili ishte tifoz i Fiorentinë­s. Në fillim kam parë Fiorentinë­n, epokën e Gabriel Batistutës dhe Rui Kostës, por më pas duke u rritur dhe duke parë ndeshjet u bëra tifoz i Interit. Është fantastike të luash për skuadrën me të cilën ke qenë tifoz gjithë jetën. Është një shtysë për të dhënë diçka më shumë dhe për të dhënë më të mirën”.

E SHKUARA KUQEZI -

“Kur pata një nga provimet e para tek akademia e Milanit, ata na dhanë një lloj pyetësori në të cilin na pyetën se cili ishte lojtari ynë i preferuar. Unë iu përgjigja Klarens Sedorf, i cili në atë kohë luante për Interin. E fillova si mesfushor, pastaj me kalimin e viteve luajta më i tërhequr dhe u pozicionov­a në prapavijë. Sigurisht që duke u rritur te Milani kisha si pika referimi përbindësh­a të rolit si Maldini dhe Nesta”.

ADN INTER - “Mendoj se përbëhet nga shumë pasion dhe pak çmenduri, është bukuria e të jetuarit në botën e Interit. Kemi një marrëdhëni­e të ngushtë me tifozët, pasi ata zikaltër janë specialë dhe na japin një shtysë të madhe. Na kanë munguar shumë në kohën e pandemisë dhe gjithmonë përpiqemi t’u japim atyre kënaqësi. Me këto ngjyra kam realizuar ëndrrën time të fëmijërisë, të fitoj titullin dhe shumë trofe, një rrugë e gjatë dhe me vështirësi, por shumë e bukur”.

MOMENTI DHE SHKRINIAR

– “Golat e rëndësishë­m të mitë? Jam shumë i lumtur që shënoj dhe që ndihmoj

skuadrën. Shkriniar? Është një profesioni­st që ka për të qenë shtyllë e skuadrës deri në momentin që do të largohet. Ne e respektojm­ë zgjedhjen e tij dhe unë mund të vendos dorën në zjarr mbi seriozitet­in që do të ketë në vazhdimësi”.

DERBI – “Sigurisht që janë gjithmonë të veçantë, mbi të gjitha për tifozët. Në qytet gjatë ndeshjeve derbi thithet një tjetër ajër, është një atmosferë unike. Derbi i 5 shkurtit 2022? Ajo ndeshje ishte paksa e veçantë. Ne ishim në avantazh, por nuk ia

dolëm dot të ruanim rezultatin. Sigurisht që ka një dëshirë të madhe për hakmarrje, por jo vetëm për atë ndeshje. Mbi të gjitha është për derbin e humbur në fazën e parë, është diçka që na ka mbetur brenda dhe duam ta fitojmë patjetër”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania