Panorama Sport (Albania)

Nesta: Pronarët e Milanit, “trokë”

Pa përforcime e pa alternativ­ë, ish-mbrojtësi në “spakatë” ndaj klubit kuqezi “Kardinale të investojë ose të pranojë që do të tentojë përsëri ndonjë mrekulli”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI Që janë? e tregon Juvja...

Dhjetë vite te Milani dhe një njohje e ambientit si pak të tjerë. Alesandro Nesta ka rezerva për mënyrën se si po menaxhohen kuqezinjtë në këtë sezon që pasoi atë të titullit. Në klubet e mëdha çdo arritje harrohet shpejt e tashmë skuadra është në krizë totale për nga statistika­t e sidomos rezultatet që e kanë katandisur nga të dytën në pesë pikë distancë nga Napoli në vendin e pestë me titullin që tashmë është mirazh. Gjatë një interviste, Nesta ka bërë një bilanc të vogël të situatës duke kritikuar jo pak pronarët e klubit.

Si e shpjegoni gjendjen e Milanit?

Gjendja psikologji­ke e skuadrës nuk është më ajo e vitit të kaluar. Milani ka luajtur gjithmonë në këtë mënyrë. Bën presion që në thellësi të zonës kundërshta­re dhe e bazon shumë manovrën në duelet një kundër një. Kur këto mekanizma nuk funksionoj­në nevojitet që mënyra e të mbrojturit të ndryshojë. Duke ushtruar presion skuadra zgjatet dhe hapësirat për rivalët shtohen.

Edhe vitin e kaluar kuqezinjtë bënin të njëjtin presion. Përse sivjet qenka ndryshe?

Sepse presioni nuk është më aq i ashpër sa një vit më parë. Kjo është arsyeja kryesore përse Milani vuan në mbrojtje. Nëse e vini re të gjithë i bëjnë detyrat përgjysmë dhe normal që do të ketë pasoja. Mendoja se shkaku kryesor është lodhja dhe forma fizike nuk më duket optimale për shumë elementë. Nuk duhet harruar që futbolli i Milanit është shumë shpenzues dhe është normale që me kalimin e kohës të vuash fizikisht.

Çfarë duhet të bëjë klubi sipas jush?

Nevoja për të përforcuar stolin me alternativ­a të vlefshme është e dukshme. Vërtet janë profesioni­stë, por nuk mund të vrapojnë gjithmonë në maksimum për dy vite radhazi. Problemi më i madh i Piolit janë alternativ­at pasi nuk ka të tilla që të jenë në gjendje të ndryshojnë ndeshjen me hyrjen e tyre në fushë.

Cila ishte nevoja më e madhe për merkaton e kuqezinjve?

Për mendimin tim duhet të kishin bërë të pamundurën për një “pykë”. Zhiru dhe Ibra janë në moshë, e në minutën e gjashtëdhj­etë është normale që të zëvendësoh­en pasi kanë dhënë gjithçka. Milanit do t’i kishte bërë shumë punë një “pykë” që të mbante skuadrën lart.

Si e shpjegoni që klubi nuk veproi?

Do të kenë pasur arsyet e tyre, megjithëse unë mendoj që një sforco duhej të ishte bërë. Kur fiton një titull si ai i vjetshmi ka dy rrugë.

Investime të tjera ose një deklaratë ku të sqarohet se klubi nuk ka mundësi financiare dhe që do të tentojë të ecë përpara me elementët që ka në skuadër.

Ndoshta investimet nuk janë rruga e vetme siç po na

Alegri ka bërë një punë të mirë, por i kanë munguar elementët më me peshë të skuadrës. Te Juvja mbron prej rrethanave, ndërkohë që kur e kisha te Milani, kujtoj një skuadër me qasje të theksuar

ofensive. Ajo skuadër luante me Kasanon, Robinjon, Ibrën, Sedorfin njëherësh. Sidoqoftë, mendoj se sot futbolli është ndryshe. Ne propozonim një futboll sulmues me shumë lojtarë, ndërkohë që sot kriteret janë të tjera.

 ?? ??
 ?? ?? Alesandro Nesta gjatë një vizite në “Milanello”
Alesandro Nesta gjatë një vizite në “Milanello”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania