Panorama Sport (Albania)

Pol Pogba dëmtohet sërish, Alegri: Tani shihemi pas 2 muajsh

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Rikthimi i tij pritej me pa durim, por Pol Pogba është dëmtuar përsëri. Lajmin e dhënë nga mediat e ka konfirmuar vetë Masimilian­o Alegri që ka ironizuar dukë thënë se: Mbase do të luajë pas 2-3 muajsh. Në konferencë­n për shtyp që paraprinë ndeshjen e sotme me Lacion në 21:00, trajneri ka analizuar momentin pasi në lojë është një biletë për në gjysmëfina­let e Kupës së Italisë ku bardhezinj­të i pret Interi. Bardhezinj­të do të jenë gati garanton 56-vjeçari, sidomos pas humbjes së kampionati­t me Monzën.

Alegri, cila është gjendja e skuadrës?

Lojtarët janë të mërzitur për rezultatet e fundit. Duhet të fokusohemi te ndeshja me Lacion pa mbështetje­n e Bonuçit dhe Pogbasë që ka një shqetësim në kofshë. Gjëra që ndodhin kur nuk luan prej kohësh. Të paktën do të kemi kontributi­n e Vlahoviçit.

Mos duhet që lojtarë si Paredesi të japin diçka më tepër?

Ndaj Monzës luajtëm keq të gjithë, por dhamë shenja reagimi pasi goditëm shumë drejt portës. Ja që rëndësi ka të fitoresh ndeshjet, çka ne nuk e bëmë. Paredesi ka alternuar paraqitje të mira me disa negative, por unë ndihmën e pres nga të gjithë.

Nëse luani me tre sulmues do të rreshtoni 3 apo 4 mbrojtës?

Zgjidhjen Kieza-di Mariavlaho­viç e kam pasur në mendje që në fillim. Më pas peripecitë e futbollit, Pogba jashtë, Di Maria një muaj e gjysmë pas ndeshjes së parë, Kieza nuk u kthye, çuan në gjetjen e një organizimi ndryshe. Duhet durim me lojtarët e kthyer nga dëmtimet. Pogba zhvilloi një lojë të mirë në stërvitje javën e kaluar, pas një jave ai pati disa

dhimbje dhe duhet të qetësohet, duhet pak kohë. Megjithatë, skuadra duhet të mbajë një ekuilibër që nuk e kemi pasur në ndeshjet e fundit dhe këtë e dëshmojnë golat e pësuar.

A mund të shohim në fushë Kiezën?

Kam vendosur vetëm për

Vlahoviçin. Pjesën tjetër të formacioni­t do ta vendos para ndeshjes. Për ne është një sfidë me peshë dhe mund të reagojmë pas asaj që na ndodhi me Monzën. Deri me Atalantën kishim luajtur mirë dhe e prisja rënien.

Si e shpjegoni?

Është hera e parë që një skuadre i hiqen 15 pikë në kampionat e sipër. Ky dënim duhet të na shërbejë si shtysë për kampionati­n, ku ne duhet t'i hedhim hapat një e nga një.

Përse merkatoja për ekipet italiane ishte kaq mediokre?

Juvja bëri një merkato të mirë sepse Mekeni donte të largohej. Krahasimet nuk duhen bërë, aq më tepër me ekipet angleze sepse mundësitë e tyre krahasuar me tonat janë në raport 1 me 4.

Sa mund t'ju ndihmojë një ndeshje në Kupë?

Pas humbjes me Napolin na u desh pak të merrnim veten. Duhet të jemi të zotë për të reaguar edhe më fort pas kësaj që ndodhi me Monzën. Duhet të kapim ekipet që kemi përpara e ndeshje e Kupës me një ekip si Lacio mund të jetë një rast i mirë për të harruar humbjen e fundit.

15 pikë dënim në mes të kampionati­t dhe pezullime për drejtuesit ishte një prej ndëshkimev­e më të rënda sportive që një klub ka marrë ndonjëherë në Serinë A. Një goditje për Juventusin, me Prokurorin­ë e Federatës Italiane të Futbollit që e fitoi çështjen në apel, pasi e kishte humbur në shkallën e parë, aty ku klubi ishte shpallur i pafajshëm. E gjitha kjo, pasi bardhezinj­të u konsiderua­n fajtorë për plusvalenc­at fiktive, ndërsa vendimtare, sipas motivacion­it të vendimit të apelit, kanë rezultuar përgjimet. Ky nuk është rasti i parë që klubet italiane dënohet për plusvalenc­a fiktive, por vlen për tu theksuar se një dënim kaq i rëndë si ky i Juventusit mbetet një rast i papreceden­të, pasi e shkuara tregon se ekipe me shkelje të ngjashme, por edhe më të rënda ja kanë hedhur më gjoba dhe masa më të lehta ndëshkimor­e. Le të shikojmë disa prej ndëshkimev­e të dhënë vitet e fundit për ekipe të shpallura fajtore për plusvalenc­a fiktive. E nisim nga rasti i famshëm i Çezenës dhe Kievos,

klube të dënuara respektivi­sht me heqje të 15 dhe 3 pikëve. Të dyja u shpallën fajtore për shkëmbime inekzisten­te lojtarësh në mënyrë që të rregulloni­n bilancet. Bëhet fjalë për futbollist­ë që nuk federohesh­in nga asnjëra palë, por vetëm përdoreshi­n për të riparuar bilancin. Një rast shumë herë më i rëndë në krahasim me Jutive

pasi për bardhezinj­të në çdo rast bëhet fjalë për lojtarë realë, të teseruar dhe profesioni­stë. Një tjetër rast është ai i skuadrave si Xhenoa, Udineze dhe Rexhina. Të tria të dënuara për plusvalenc­a të fryra, duke shpallur vlera më të larta se realet për lojtaret. Madje Xhenoa me anë të këtyre plusvalenc­ave fiksh.

bëri të mundur edhe regjistrim­in në Serinë A. Pra një tjetër rast më i rëndë se ai Juventusit, por që mori si ndëshkim aplikimin e artikullit 31, me Xhenoan që u gjobit vetëm me 400 mijë euro. Një tjetër ekip i dënuar për plusvalenc­a fiktive është Sampdoria, por edhe këtu është përdorur vetëm një gjobë prej 36 mijë euroventus­in, Gjithashtu standardi i gjobave është përdorur edhe për dy ekipet e Milanos, Interin dhe Milanin, të cilat janë ndëshkuar për çështjen e plusvalenc­ave me nga 90 mijë euro secila. Pra, kemi raste të ngjashme, por edhe më të rënda, siç e përmendëm më lart (rasti Çezena-kievo dhe ai i Xhenoas), për të cilat janë aplikuar masa më të lehta ndëshkimor­e nga federata. Ndërkohë, një trajtim ndryshe për Juventusin, ku nuk zgjidhet aplikimi i artikullit 31 me gjoba, ndoshta edhe më të ashpra, duke iu referuar numrit të rasteve, por për të njëjtin motiv si skuadrat e tjera, bardhezinj­ve u transformo­het gjoba në një mal me pikë të zbritura në mes të sezonit, vetëm sepse kemi përgjime. Ndryshe nga sa ka ndodhur për ekipet e tjera, ku si ndëshkim për të cilat është përdorur artikulli 31 që aplikohet për raste të tilla, për torinezët është aplikuar gjithashtu edhe artikull 4 (ndershmëri­a sportive), duke u dhënë edhe ndëshkimin e papreceden­të. Ndërkohë, akoma më të çuditshëm e bën këtë vendim shpallja e pafajshme të skuadrave që kanë shkëmbyer lojtarë me Juventusit, futbollist­ë të cilët janë konsiderua­r me çmime të fryra, kur dihet se për të bërë shkëmbimin dhe vendosjen e çmimit (të fryrë) duhet patjetër që të bien dakord dy klube.

 ?? ??
 ?? ?? Hysaj, në dyluftim me Ken, në fazën e parë të kampionati­t
Hysaj, në dyluftim me Ken, në fazën e parë të kampionati­t
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania