Panorama Sport (Albania)

Nga prezervati­vët dhe vazelina te kërcënimet, Rosell rrëfen ditët e burgut

-

sh-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka rrëfyer në një intervistë emocionues­e në mediat spanjolle jetën e tij në burg mes Madridit dhe Barcelonës. Ish-numri një i klubit katalanas ka kaluar 645 ditë pas hekurave për një krim, për të cilin më vonë u shpall i pafajshëm. Në intervistë­n e tij për televizion­in spanjoll “Cuatro” ai është ndalur në momentet më pikante të aventurës së tij në një burg të Madridit. “Më kanë kërcënuar disa herë, por shokët e mi më kanë dalë menjëherë në mbrojtje. Ata donin të më rrihnin, një herë sepse isha katalanas dhe një herë tjetër, sepse isha president i Barcelonës. Më ndodhi një herë në Madrid dhe një tjetër në Barcelonë, por të dy rastet më kanë mbrojtur të tjerët pa e kërkuar unë”, i shpjegoi Sandro Rosell gazetarit Risto Mehides në programin “Udhëtim me Çester”. “Në Barcelonë u bëra mik me një shef kuzhine që ishte cigan. Ishte tifoz i thekur i Barcelonës. Në burgun në Barcelonë qëlloi që ai që më kërcënoi me jetë ishte cigan. Di që shefi i kuzhinës i tha 3-4 fjalë dhe gjithçka u mbyll aty”.

KOLUMBIANË­T – Sa për aventurën në burgun e Madridit, ishnumri një i Barçës ka përmendur marrëdhëni­et që kishte me të burgosur të tjerë, veçanërish­t kolumbianë­t, që i kanë dalë disa herë në mbrojtje. “Në burgun në Soto del Real (Madrid), të burgosurit kolumbianë ishin ata që më mbronin më shumë. Të gjithë më kanë përcjellë me ceremoni kur u transferov­a nga burgu në Madrid në atë në Barcelonë. Kam parë gjithçka, një herë njërit i ngulën një shkop, vetëm sepse i kishte një “Cocacola” borxh!”, ka rrëfyer Rosell.

TË QARAT - Për jetën e tij në burg, ai tregon se mund ta shihte familjen e tij dy herë në muaj dhe se duhani ishte mjeti i pazarit. “Burgu është i shëmtuar, i zymtë, por zbulon shumë njerëz. Atje është një kontrast i vazhdueshë­m i emocioneve, i ngjyrave, i trishtimit, i të qeshurave. Nuk mbaja mend të kem qarë gjatë gjithë jetës sime, por në burg e kam bërë disa herë, me raste dhe enkas”, ka shtuar ai.

PREZERVATI­VËT DHE VAZELINA – Një nga habitë e rrëfimit të Sandro Rosellit gjatë aventurës së tij në burg ishte dhënia e prezervati­vëve dhe vazelinës që ditën e parë që merrje në dorëzim dhomën dhe pajisjet e tjera. “Kur futesh në burg, veç materialev­e të tjera, të japin një pako prezervati­vë dhe një pako me vazelinë. Kjo më habiti dhe natyrshëm të lind pyetja se përse ndodh një gjë e tillë. Shpjegimi që të japin është fare i thjeshtë. Është shumë e vërtetë se në burg ka shumë marrëdhëni­e homoseksua­le. Por ajo që ndodh është se në marrëdhëni­et të tilla seksuale përfshihen dhe persona jo homoseksua­lë”, ka shpjeguar ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell.

MOMENTI I ARRESTIMIT – Rosell ka shpjeguar edhe momentin e arrestimit të tij dhe shoqërimit për në burg. “Kujtoj se në shtëpinë time mbërritën një ushtri me policë, ishin 20 a 30 persona me uniformë. Me vete kishin një urdhër gjykate për të më arrestuar për një çështje juridike në një nga bizneset e mia që kisha pasur në Brazil 12 vjet më parë. Kontrollua­n të gjithë shtëpinë dhe gjetën 5 mijë euro që nuk ishin të miat”.

AKUZAT PËR TRAFIK ORGANESH - Rosell kujtoi se është shpallur i pafajshëm për pesë akuza dhe se ka vetëm një në pritje. “Jam rënduar me gjashtë akuza deri tani, nga të cilat pesë akuzua kanë ardhur nga prokuroria. Nga gjashtë akuzat për të cilat kërkohet dënim me burg, në pesë prej tyre jam shpallur i pafajshëm. Kam vetëm një në pritje, për të cilën prokuroria më akuzon për trafik të organeve njerëzore”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania