Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Kalendarë vrastarë, s’mund të vazhdohet më kështu

Italiani: Legjenda si Benzema dhe Modriç duhet ta mbyllin këtu

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali i Madridit ka lënë pas një janar të ngjeshur me ndeshje dhe që nga sonte në mbrëmje përballë Valencias do të nisë një tjetër muaj edhe më të vështirë. Për skuadrën e Ançelotit do të nisë një seri përballjes­h në shumë fronte, La Liga, Liga e Kampioneve, Botërori i Klubeve... Kjo ngjeshje e kalendarit, me skuadrën që do të duhet të zbresë në fushë çdo tri ditë, e ka trembur jo pak trajnerin Ançeloti. Jo vetëm kaq, por kjo situatë e ka tërbuar teknikun e “Los Blancos”, i cili ka theksuar se nëse vijohet me këto ritme rrezikohet të shkatërroh­et futbolli. “Skuadra është duke u përmirësua­r në çdo drejtim, në atë fizik dhe në gjendjen individual­e të secilit. Kjo na lejon të luajmë më shumë ndeshje dhe me më shumë intensitet. Por deri kur do të vijojë kështu? Nuk e di këtë. Por nuk më pëlqen aspak. Ky muaj është shumë i rëndësishë­m, por nëse vijohet me këto ritme, me këtë kalendar, nuk di se çfarë të them”, nënvizoi italiani në konferencë­n para takimit të prapambetu­r të javës së 16-të kundër Valencias. Trajneri i Realit nuk e ka fshehur shqetësimi­n e tij edhe më tej, teksa ka shtuar se skuadra nuk mund të bëjë përzgjedhj­e mes kompeticio­neve. “Ne jemi Reali i Madridit dhe nuk mund të mendojmë ndryshe për një kompeticio­n e ndryshe për një tjetër. Jemi në garë në 4 fronte, jemi në gjysmëfina­let e Kupës së Mbretit, jemi në 1/8-at e finaleve në Champions, jemi në Botërorin e Klubeve dhe në garë për titullin në La Liga. Por kalendari më shqetëson shumë. Nëse futbollist­ët nuk do të kenë kohë për të pushuar më mirë t’i vëmë drynin kësaj pune. Lojtarëve u pëlqen të luajnë, por çdo gjë ka një kufi dhe ky kufi po tejkalohet. Ne duhet të mendojmë si ta shmangim këtë situatë, sepse La Liga, FIFA, UEFA dhe federata spanjolle nuk kanë ndër mend të ulin ritmin”, tha Ançeloti. Italiani ka folur edhe për ndeshjen kundër Valencias dhe largimin e Gatuzos. “Ne duam fitoren natyrisht, nuk mund të lëmë të tjera pikë rrugës. Gatuzo? Kur zëvendësoh­et një trajner kjo vjen jo vetëm për shkak të gabimeve të tij. Por bëhet vetëm me qëllim ndryshimin e dinamikës dhe vënies së lojtarëve para përgjegjës­isë”, ka thënë Ançeloti. Tekniku i Realit ka folur edhe për dyshen Benzema-modriç dhe ofertat që ata kanë pasur nga Arabia Saudite. “Nuk mendoj se Benzema dhe Modriç do të trokasin në derën time, sepse nuk u duhet mendimi im në këtë rast. Ata janë legjenda të klubit dhe duhet ta mbyllin karrierën te Reali i Madridit”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania