Panorama Sport (Albania)

Tirana bën detyrën me Lushnjën, vendos goditja e janarit

- OLSI AVDIAJ

Tirana bën detyrën në Kupën e Shqipërisë. Mund Lushnjën edhe me të rinjtë dhe kualifikoh­et në raundin tjetër duke gjetur Kastriotin. Në ndeshjen e dytë mes bardhebluv­e dhe lushnjarëv­e nuk pati asnjë surprizë, ndonëse të dyja skuadrat luajtën me ekipet e dyta. Vendosi në minutën e 59-të një gol për manual i Lushkjës, pas një asisti të Tolës. Me rezultatin e përgjithsh­ëm 4-0 mbyllen 180 minutat e Kupës së Shqipërisë. Tirana ecën në raundin tjetër, ndërsa nga ana tjetër Lushnja përqendroh­et për kampionat.

NDESHJA - Si Klevis Dalipi dhe Orges Shehi kishin përgatitur dy skuadra me shumë lojtarë të rinj. Nga titullarët bardheblu në fushë ishin vetëm Lushkja e Përgjoni. Pjesa tjetër ose në stol ose në tribunë. Edhe te Lushnja e njëjta gjë. Shumë lojtarë të rinj në fushë. Ndeshja fillon me rast të Tiranës. Është Meta që në minutën e 3-të jep një pas për Gjumsin. Lojtari nuk ia del të godasë, edhe pse ishte me portë bosh. Lushnja kundërpërg­jigjet në minutën e 22-të nga goditja e dënimit. Ekzekuton Hajdëraj, por pret Lika i qetë pa rrezikuar fare portën e Tiranës. Elvi Berisha një minutë më vonë provon me të majtën para zonës së Lushnjës, pret portieri mik. Gjithsesi, ritmi i lojës është i ulët dhe deri në fund të pjesës së parë nuk ka ndonjë gjë tjetër për t'u shënuar veçse një zëvendësim i Lushnjës për arsye dëmtimi. Pjesa e dytë nis me zëvendësim­e seri nga të dyja ekipet. Gjithsesi, sërish loja është e vakët, pa ritëm dhe zhvillohet më shumë në mesfushë. Goli i ndeshjes shënohet në minutën e 59-të. Diagonale nga mbrojtja prej Tolës, topi shkon te Lushkja që hyn në zonë, godet dhe 1-0. Tirana merr kontrollin e lojës. Në minutën e 73-të Nikqi dhe Berisha kanë nga një shans vetëm me portierin, por gabojnë. Nikqit portieri Kaloshi ia heq topin nga këmbët. Berishës ia pret goditjen. Rasti i fundit i ndeshjes shënohet në minutën e 90-të, me Berishën që sërish nuk ka shënjestër dhe topin e çoj jashtë fushe. Përfundimi­sht, Tirana fiton 1-0 takimin e dytë dhe me rezultatin e përgjithsh­ëm 4-0, kualifikoh­et në turin tjetër të Kupës, duke gjetur përballë ekipin e Kastriotit.

 ?? ??
 ?? FOTOT: F. HAZISLLARI ?? Çast nga ndeshja e djeshme në “Selman Stërmasi”
FOTOT: F. HAZISLLARI Çast nga ndeshja e djeshme në “Selman Stërmasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania