Panorama Sport (Albania)

Ismajlgeci: Trajneri nuk e priti mirë, ja pse shkova në Bosnjë

-

Marsel Ismajlgeci ka qenë i ftuar në një lidhje direke në emisionin "Panorama Sport" në "Panorama TV", ku ka treguar emocionet dhe prapaskena­t e transferim­it te Zrinjski në Bosnjë-hercegovin­ë. Në bashkëbise­dimin me moderatore­n Vjosana Nozllaku, ish-kapiteni i Tiranës tregoi se ndonëse bëhej fjalë për një kampionat të panjohur për shqiptarët, ai vetë e shihte si një trampolinë për një kampionat më të fortë.

Jeni kapiteni i katërt i radhës që largoheni nga Tirana brenda tri viteve?

Është e vërtetë që isha kapiteni i Tiranës këtë vit, por besoj se ishte lëvizje e mirë, se mendoj që koha ime te Tirana kishte përfunduar. Mendoj se është lëvizje e mirë te kampionët e Bosnjës se ata luajnë në Europë.

Si u bë transferim­i nga Tirana deri te Zrinjski, duke ditur që s'ka pasur shqiptarë në Bosnjë?

Me këtë pjesë janë marrë menaxherët, nuk e dija derisa erdhi oferta në ditët e fundit të merkatos. Unë mendoj se duhet t'i bëj hapat avash-avash, të shkoj në një ekip të mirë në një kampionat më të fortë. Jo të shkoj në një kampionat të fortë e të kthehem përsëri prapa.

Përse ju zgjodhi Zrinski që t'ju merrte në skuadër?

Zrinjskit i kam shënuar në verë në ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencë­s. Më kanë kërkuar që në verë, por tani erdhi transferim­i. Është e vërtetë që shqiptarët nuk e njohin shumë ligën boshnjake, por kanë treguar që janë ekip i fortë dhe këtë vit arritën "play off" të Ligës së Konferencë­s. Unë shpresoj që atje të bëj një kampionat sa më të mirë, të bëj gola dhe asistoj që të shitem në një ekip më të madh akoma.

Keni folur me trajnerin Shehi. Çfarë ju tha para se të largoheshi­t nga Tirana?

Me trajnerin Shehi fola pak dje, nuk është se e priti mirë, por… Profesori më uroi vetëm sukses, por e di që janë të mërzitur pak. Edhe unë pak, po e di që do të dalin kampionë edhe pa mua. Edhe mua Shehi më tha të njëjtën gjë me Xhixhën, që kur të ikësh atje të mos shohësh më mbrapa, po të shohësh para e të shkosh sa më larg.

Cili mendoni se është momenti kulminant në karrierën tuaj me bardheblut­ë?

Padyshim goli në Champions ishte qershia mbi tortë në karrierën time te Tirana. Të them të drejtën, pas gjuajtjes së Muçit e kthimit gabim të portierit, thjesht po vrapoja se doja të shënoja dhe nuk e besoja derisa mbaroi ndeshja që kisha bërë gol në Champions.

Ju largoheni pas shumë vitesh nga ambienti bardheblu. Cilat miqësi do të lini pas te Tirana?

Mendoj se vendin e parë, ndonëse të gjithë i kam si vëllezër, por kontaktin e kam pasur me Çelhakën se kemi qenë në ekipin e parë bashkë. Ruaj kontakte pothuajse me të gjithë që janë larguar: Tolin, Hoxhallari­n, Seferin e Totren, me të gjithë. Secili ka karrierën e vet dhe unë shpresoj që siç ikën ata jashtë, të ndjek edhe unë karrierën time. Më shumë këtu rrija me Xhixhën dhe Deliun se kishim shtëpitë afër. Për Xhixhën m'u bë qejfi shumë se mezi po e prisnim që të shitej dhe ia doli. "Topin e Artë" të Superiores ia dhashë Redonit, se e mbajta boll. I thashë Xhixhës që nuk ta jap, po më tha do të zihesh me babin.

Largoheni nga Tirana pas shumë vitesh. Ikni për një karrierë më të mirë, por a keni pengje?

Do të doja ta mbyllja edhe këtë vit si kampion, por besoj se çunat do të marrin titullin edhe pa mua. Kam besim që po se janë me karakter të fortë e mentalitet fituesi. Tifozëve të Tiranës dua t'u them faleminder­it pa masë se nga dita e parë nuk kanë reshtur së brohoritur­i e duartrokit­uri, duke mbushur shkallët e stadiumit. Dua t'u them faleminder­it dhe u uroj gjithë të mirat. Nëse kampionati im mbaron më shpejt, shpresoj të jem edhe unë për titullin këtu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania