Panorama Sport (Albania)

Regi Lushkja: S’ka panik, Tirana ia del për titullin

- OLSI AVDIAJ

Regi Lushkja është i bin dur që Tirana është pretendent­i kryesor për titullin kampion. Kukësi, sipas Lushkjës, ishte një ndeshje aksidental­e, ndërsa me Egnatian, Tirana do të fitojë takimin. Lushkja foli edhe për golin e parë me fanellën bardheblu, ndërsa nga ana tjetër pranoi se Tirana do të kërkojë veç titullit të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë.

Regi, pas disa ndeshjesh me bardheblut­ë, vjen goli i parë me Tiranën në një ndeshje zyrtare?

Është e vërtetë që është goli i parë me fanellën e Tiranës. Realisht jam shumë i lumtur, pasi i dhashë fitoren skuadrës. Mbi të gjitha jam i gëzuar dhe i lumtur për kualifikim­in dhe kalimin në turin tjetër. Tani duhet të mendojmë për sfidën e Kupës me Kastriotin.

Çfarë ndodhi në Kukës, ku ju humbët?

Ishte një ndeshje delikate. Futbolli i ka këto ndeshje. Një ndeshje ku e pëson nga dy raste apo të fitosh me episode. Ne na ndodhi që me dy goditje standarde të mundeshim.

Ka vend për shqetësim, pasi kjo skuadër synon kreun e renditjes dhe Kupën e Shqipërisë?

Kjo skuadër lufton për titullin. Askush nuk ka përse të frikësohet, sepse kualitetin dhe cilësinë skuadra i ka. Kemi staf shumë të mirë. Deri

në fund të kampionati­t jemi pretendent­ët kryesorë për titullin kampion.

Tani do të luani në kampionat ndaj Egnatias. Keni mendim për këtë sfidë?

Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Janë një ekip i ndërtuar shumë mirë. I njoh goxha si ekip. Kanë kualitete. Një sfidë ku duhet përqendrim dhe vlerësim maksimal. Gjithsesi, besoj se do t'ia dalim për të marrë tri pikët, edhe pse luajmë në transfertë.

Pak nga pak po arrini te forma juaj më e mirë. Kjo u pa edhe me paraqitjen tuaj?

Po. Gradualish­t po e marr ritmin e lojës për të arritur formën time më të mirë. Kjo e Kupës ishte një ndeshje plus që të shtyn përpara. Më mungojnë disa minuta, por shumë shpejt do të jem në formën time më të mirë të mundshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania