Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Kukësi, Apolonia mezi mbledh 11 lojtarë

Berisha zëvendëson Bashën dhe menjëherë... shënon

- VLADIMIR MEMA

Kukësi eviton sur prizat në Kupë dhe arrin të kalojë në çerekfinal­e, pasi ka eliminuar Apoloninë me një fitore bindëse në ndeshjen e kthimit, dje në “Kukës Arena”. Verilindor­ët kanë argëtuar afro 1 mijë tifozë të pranishëm në stadium, me një festival golash, plot 5. Ka rezultuar më e lehtë nga sa pritej kjo përballje, me një Apoloni që udhëton e dorëzuar në Kukës, duke e pasur mendjen më shumë te kampionati. Hallaçi nuk kurseu titullarët, i vetëdijshë­m që çdo hap fals do të ishte i ndaluar, për më tepër që nëpërmjet Kupës, Kukësi sheh mundësinë e duhur për të shkuar në Europë.

PJESA E PARË

Kukësi e nis me një risi në formacion, pasi rikthehet pas tre muajsh dëmtim portieri Angelo Tafas, ndërsa Dovedan udhëton me vetëm 11 lojtarë, edhe ata kryesisht të rinj, duke mos pasur asnjë futbollist në dispozicio­n në stolin e rezervave. Ashtu siç pritej, është Kukësi ai që dikton lojën dhe hidhet që në minutat e para në sulm, në kërkim të golit të avantazhit,

ndërsa fierakët mundohen më shumë të mbrohen. Përpjekjet e vendësve do të konkretizo­hen në minutën e 18-të, me anë të Ergys Peposhit. Mesfushori përfiton nga një përgjumje në mbrojtje dhe i vetëm përballë portierit ia del që të tregohet i saktë, duke e ndalur topin në

rrjetë dhe qetësuar blutë. Një gol që ka vlerën e kualifikim­it, pasi vetëm fitorja i dërgon në raundin tjetër. Sakaq, Apolonia has vështirësi për të dalë përpara, ku edhe në ato pak momente i mungon saktësia para portës. Verilindor­ët nuk pajtohen me vetëm një gol, pasi nuk ofron

siguri dhe vijojnë me sulmet, por goditja e dënimit e kapitenit Gjelbrim Taipi, nuk ka saktësinë e duhur. Gjithsesi, përpos përpjekjev­e, fraksioni i parë i lojës mbyllet në avantazhin e vetëm një goli të Kukësit.

PJESA E DYTË

E dyta nis menjëherë me rrjetë,

teksa blutë shënojnë golin e qetësisë me anë të Gabriel Barbosës. Kombinim i bukur mes Bashës dhe braziliani­t, teksa ky i fundit driblon edhe portierin dhe e dërgon sferën në rrjetë. 2-0 dhe praktikish­t Kukësi e sheh veten në çerekfinal­e, edhe për shkak se Apolonia nuk ka forca për të reaguar, pasi nuk del dot nga zona dhe mundohet me të gjitha format vetëm të mos pësojë gola të tjerë. Me fitoren në “xhep”, Hallaçi nis të mendojë edhe për ndeshjen e kampionati­t ndaj Vllaznisë, duke kryer zëvendësim­et e para për t’i dhënë mundësinë lojtarëve

të rinj. Pikërisht, zëvendësim­et japin menjëherë efektin brenda tre minutash, fillimisht me Domin dhe më pas me Berishën, duke i dërguar shifrat në 4-0. Berisha shënoi vetëm një minutë pasi u fut në fushë, duke zëvendësua­r Bashën. Në fushë ka vetëm një skuadër dhe Kukësi shënon edhe të pestin, sërish me anë të Domit në të 82-ën, që brenda pak minutash realizon dopietën personale. Minutat e mbetura nuk sjellin gola të tjerë, me Kukësin që “shfryn” ndaj Apolonisë dhe pret me qetësi të mësojë rivalin në çerekfinal­e mes Teutës dhe Erzenit.

 ?? ?? Çast para fillimit të ndeshjes dje në stadiumin e Kukësit
Çast para fillimit të ndeshjes dje në stadiumin e Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania