Panorama Sport (Albania)

Ju vjen keq që dolët pa pikë në Laç? Si është gjendja e ekipit?

- ZAMIR QYPI

Teuta do të luajë sot kualifikim­in në takimin e kthimit me Erzenin, i cili do të luhet po në të njëjtin stadium, në "Niko Dovana", në orën 16:00. Para kësaj sfide, për "Panorama Sport" ka folur mbrojtësi i durrsakëve, Blerim Kotobelli.

Keqardhja është shumë e madhe, kjo pasi ekipi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por futbolli është i pamëshirsh­ëm. E kemi harruar ndeshjen e shkuar dhe do të jemi ndryshe me Erzenin.

Blerim, a është gati Teuta që të bëjë më mirë sesa ndeshja e parë e Kupës me Erzenin?

Duhet të përpiqemi të shënojmë golin e parë ndaj Erzenit dhe pastaj duke parë, duke bërë, sepse çdo ndeshje është histori më vete dhe ka vështirësi­të e veta. Nuk duhet të kemi presionin e golit të shpejtë, sepse mund të na çekuilibro­jë në fushë. Erzeni është skuadër e mirë, e organizuar, siç është parë deri më tani.

A besoni se do të kualifikoh­eni

për në raundin tjetër?

Do të jetë një ndeshje e fortë me një kundërshta­r si Erzeni, por edhe ne kemi një skuadër cilësore dhe kompetitiv­e, pjesa më e madhe e futbollist­ëve kanë eksperienc­ë. Do të bëjmë një ndeshje duke tentuar kualifikim­in. Shpresojmë t'ia dalim, sepse për këtë gjë jemi përgatitur.

A e keni studiuar Erzenin dhe a i dini pikat e dobëta?

Normalisht ne mundemi të bëjmë më mirë, kemi analizuar kundërshta­rin dhe ata nuk janë kot në vendin e 3-të. Shpresoj që ndeshja e kaluar të na bëhet mësim dhe ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Ne duhet ta vlerësojmë kundërshta­rin dhe e respektojm­ë për të kaluarën, por në këtë ndeshje nuk ka lidhje e kaluara. Nuk duhet të mbivlerëso­jmë Erzenin.

Në çdo repart duhet të kemi kujdes, nuk duhet të nxitohemi dhe patjetër që duhet të kemi besim në vete. Deri tani na ka mbajtur harmonia në kampionat dhe kemi qenë bashkë, këtë gjë duhet ta bëjmë edhe nesër (sot).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania