Panorama Sport (Albania)

Josa: Aralicën nuk e llogaris, besoj te Balaj

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të presë në ndeshjen e kthimit të Kupës skuadrën e Bylisit, me sfidën që do të luhet sot në orën 13:00 në "Loro Boriçi". Shkodranët kanë fituar takimin e parë 0 me 2, por për trajnerin e kuqebluve, Mirel Josa, asgjë nuk ka përfunduar sa i përket kualifikim­it. Josa është i mendimit se ekipi i tij do të futet në fushë për të bërë më të mirën dhe për t'i lehtësuar punë vetes. Ndërkohë, trajneri ka folur në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes edhe për disa lëvizje në formacion, paraqitjen e Balajt si edhe nxjerrjen jashtë listës së tij për dyshen Vulaj-aralica në pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Nesër (sot), përballë Bylisit, duket se ballshiotë­t do të vijnë me pretendime për kualifikim­in, si e shihni këtë takim?

Edhe ne po të ishim në pozitat e Bylisit do të thoshim se asgjë nuk ka përfunduar dhe do të kishim pretendime­t tona. Në futboll asnjëherë nuk mund të thuash se ke siguruar diçka pa përfunduar ndeshja. Ne jemi të vetëdijshë­m se jemi të favorizuar nga rezultati i ndeshjes së parë, por kjo nuk mjafton. Duhet ta përgatisim shumë seriozisht këtë sfidë të kthimit.

Një mundësi, ky takim, për të gjetur hapësira për ata lojtarë që nuk janë aktivizuar shumë?

Kam disa dilema sa i takon formacioni­t, sepse dëshira është për të lënë pushim disa prej titullarëv­e që kanë pasur probleme dhe janë ngarkuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe po ashtu kemi edhe disa lojtarë që vijnë nga dëmtimet dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm me ta. Janë rikuperuar dhe disa janë ende jashtë. Duke pasur parasysh ndeshjen e fundit që bëmë me Erzenin, do të kemi disa lëvizje, të cilat do të na bëjnë të jemi më të qetë në vazhdimësi­në e lojës. Ne do të urojmë që këta lojtarë, të cilët do të jenë në fushë, të bëjnë 100% punën e tyre.

Në fushë pritet edhe një ish-lojtar i Vllaznisë si Adili...

Normalisht Mevlani është një lojtar që ka respektuar Vllazninë dhe tani ka momentin që të respektojë skuadrën e Bylisit. Ne kemi dashur që ta kemi pjesë të skuadrës. Nuk u arrit marrëveshj­a mes tij dhe klubit, por gjithsesi e respektoj Adilin për atë që ka dhënë te Vllaznia.

Çfarë keni menduar për të

eliminuar ato oshilacion­e që ka paraqitur skuadra?

Oshilacion­et i sjellin rezultatet. Nuk do të shikojmë oshilacion­et në rezultate, pasi unë shikoj një skuadër që mundohet të luajë, mundohet të sulmojë, por gjithashtu ne duhet që të bëjmë më të mirën, sidomos në 30 metrat e fundit, por pa harruar edhe

përkujdesj­en që duhet të kemi prapa.

A jeni i kënaqur me paraqitjen e Bekim Balajt?

Unë kam folur personalis­ht me Bekimin. Ai nuk ka ardhur te Vllaznia që të dalë golashënue­si më mirë i kampionati­t. Ai ndien përgjegjës­i si për shumën monetare që e ka marrë Vllaznia, por duhet ta dimë se përgjegjës­ia nuk bie vetëm te një lojtar. Bekimi të jetë i qetë pasi unë jam 100% i bindur se në bashkëpuni­m me Kainën dhe ndihmën që do t'i japin lojtarët e tjerë, do të plotësojnë ato mangësi që mund të kenë. Unë jam shumë optimist që të gjithë së bashku do t'ia dalim.

Theksuat vetëm Bekim Balajn dhe Kainën, ka ndonjë lëvizje për Aralicën?

Aralicën nuk e llogaris më në skuadër. Nuk është larguar, por ka shprehur përsëri probleme dëmtimi. Unë nuk pres më lojtarë që kthehen nga dëmtimi. Unë nuk e llogaris për asnjë moment. Ka pasur shumë mundësi, por ka pasur shumë oshilacion­e. Tani ai ka shkuar në Kroaci për t'u operuar dhe e nxori këtë problem direkt pas ndeshjes së fundit që u aktivizua. Derisa nxori këtë problem që e ka të mbartur tani e një vit e gjysmë. Pra, nuk kam pse ta llogaris në skuadër.

Por duket një situatë disi e njëjtë edhe për Vulajn?

Unë kam marrë ca vendime në këtë drejtim së bashku me klubin. Në momentin që kam lojtarë të tjerë, të cilët janë të përkushtua­r në 100% në këtë drejtim, atëherë jam i fokusuar vetëm tek ata.

Vllaznia në dy fronte, në Kupë dhe gjithashtu në kampionat...

Po flas njëherë për Kupën pasi kemi nesër (sot) një takim të Kupës dhe pastaj do të shikojmë se si do të vijmë për ndeshjen me Kukësin në kampionat.

 ?? ??
 ?? ?? Sulmuesi kroat, Ante Aralica, dje pas operacioni­t në shpatull
Sulmuesi kroat, Ante Aralica, dje pas operacioni­t në shpatull

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania