Panorama Sport (Albania)

Naxhi Shensoi nuk dorëzohet, ballshiotë­t tentojnë përmbysjen

- ERJON SALIU

Pasditen e djeshme Bylisi ka mbyllur të gjitha përgatitje­t për ndeshjen sotme, teksa më pas janë nisur drejt Shkodrës, ku do të luajnë në 13:00 në "Loro Boriçi". Ndeshja e parë në Ballsh është mbyllur me shifrat 0-2 për shkodranët. Trajneri Naxhi Shensoi dhe stafi i tij kanë pasur kohë të mjaftueshm­e që ta përgatisin sfidën dhe të vendosin edhe për lojtarët më në formë që do të hedhin në fushën e lojës sot në Shkodër. Me shumë mundësi do të debutojë edhe Mevlan Adili, i cili është duke kapur formën e vet më të mirë. Ndërkohë që pritet që skuadra të bëjë pak ndryshime krahasuar me takimin e fundit e fituar me krutanët në Ballsh. Bylisi do të jetë i përqendrua­r mes Kupës dhe kampionati­t, sepse luhet shumë shpejt sfida me Teutën, pikërisht të martën në "Niko Dovana" dhe mallakastr­iotët, duke qenë se luajnë me një rival direkt, do të kërkojnë më të mirën edhe aty. Organika në Ballsh tashmë është e plotësuar me afrimet e fundit, pasi ka pasur përforcime në të tria repartet. Jo vetëm kaq, por mallakastr­iotët presin edhe sulmuesin brazilian Zho Santos Oliveira, si dhe një tjetër sulmues. HUAZIMET - Drejtuesit ballshiotë po mendojnë edhe për ndonjë huazim. Gjithsesi, kjo mbetet për t'u parë, sepse shumë klube kanë kërkuar "ndihmë" në Ballsh. Organika është plotësuar dhe bëhet fjalë për ndonjë element të ri, që i shërben të ardhmes. FORMACIONI - Trajneri Naxhi Shensoi pritet që ta nisë me më të mirët në Shkodër. Kjo sfidë do të jetë edhe si një test për kampionati­n. Mallakastr­iotët do të guxojnë dhe me shumë gjasa, takimi i sotëm mund të nisë me Teqjen në portë, ndërsa mbrojtja do të jetë thuajse si me krutanët, po ashtu edhe mesfusha e sulmi. Nuk përjashtoh­et ndonjë surprizë e minutave të fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania