Panorama Sport (Albania)

Lutaj: Situata është kritike, por Flamurtari ngjitet

“Moment prove, ultimatumi i Idrizit do t’i ‘zgjojë’”

- ERMAL SIKA

Tri javë pa fitore kanë lar guar Flamurtari­n nga “froni”. Skuadra po kalon një moment kritik, por e rëndësishm­e është që të gjejnë rrugën për ta kapërcyer. I këtij mendimi është edhe Edmond Lutaj, i cili nuk heziton që të japë edhe disa këshilla. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri nuk e diskuton ngjitjen dhe mendon se ultimatumi që dha Sinan Idrizi do ta ‘zgjojë’ skuadrën.

Si ju duket ecuria e Flamurtari­t?

Po e ndjek me shumë interes.

Një fillim faze jo i mirë.

Pas humbjes me Apoloninë, Flamurtari zbriti në vendin e katërt. Mendoni se rrezikohet misioni “Superiore”?

Vendi i dytë apo i katërt në këto momente nuk është shumë vendimtar, sepse është herët.

Kampionati është një rrugëtim i gjatë dhe do të ketë uljet dhe ngritjet e veta.

Idrizi kërkoi reagim të shpejtë dhe bëri paralajmër­imin e fundit. Si e komentoni?

Është e drejta e zotit Idrizi të reagojë. Ai mendon se bën gjënë e duhur për të zgjuar ekipin.

Çfarë duhet bërë për ndryshimin?

Çdo klub ka metodat e veta për të menaxhuar situata të ndryshme kur ekipi ecën mirë, por edhe kur gabon. Pas një rezultati të tillë, lojtarët dhe stafi kalojnë një gjendje psikologji­ke të rënduar. Edhe pse jam i sigurt që Flamurtari do të dalë nga kjo situatë dhe do të luftojë fort për të kapur elitën.

Çfarë këshilloni konkretish­t?

Unë do t’u jap një këshillë shumë miqësore, jo se di më shumë se ata që janë në brendësi të punës, por se i shoh gjërat pak më me gjakftohtë­si. Do të dëshiroja që Flamurtari në strategjit­ë e veta të ishte më hermetik dhe të punonte nën rrogoz... Me pak fjalë, Flamurtari­t do t’i shërbente më mirë të ishte një “nëndetëse”.

Janë afruar disa lojtarë në merkato...

Nuk i njoh lojtarët, por shpresoj t’i shërbejnë ekipit.

E shikoni të vështirë garën?

Po, mendoj se gara do të jetë shumë e vështirë dhe çelësi i suksesit do të jetë pikërisht menaxhimi i situatave kritike gjatë kampionati­t. Kjo rënie që kanë momentalis­ht në renditje, është një provë për shembull. Por unë besoj se ekipi do ta kapërcejë dhe deri në fund të sezonit do t’ia dalë që ta çojë Flamurtari­n aty ku e meriton.

 ?? ?? Edmond Lutaj, ish-trajner i Flamurtari­t
Edmond Lutaj, ish-trajner i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania