Panorama Sport (Albania)

Veriu: Konkurrenc­a në sulm më motivon më shumë

Pasi ka kaluar plotësisht dëmtimin, 22-vjeçari ndihet më i etur se kurrë për minuta

- FERIZ FERIZAJ

Besa ka shtuar forcat për golat. Në merkaton e janarit afruan edhe një sulmues (Angjelo Radovanin), duke e çuar numrin në katër lojtarë në këtë repart. Verdhezinj­të e përballuan fazën e parë vetëm me Edmond Hoxhën e Çinonso Onuh, pas dëmtimit të Redi Veriut në nisje të sezonit. Ky i fundit është rikuperuar tashmë dhe totalisht i gatshëm për lojë. Këtë e pohon edhe vetë 22vjeçari, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”. Nuk i trembet aspak konkurrenc­ës, pasi ndihet ende më shumë i motivuar. “Ju e dini se kam qenë pa fat, në radhë të parë për veten, pastaj edhe për ekipin. Jam aktivizuar këtë muaj dhe mund t’u them se tani jam 100% i gatshëm fizikisht. Rikuperimi im përkon me ardhjen e Radovanit apo Lilën e Puqjen, që do të thotë se tani Besa ka më shumë alternativ­a në sulm. Kjo sjell edhe një konkurrenc­ë të fortë, që imponon secilin prej nesh të stërvitet e luftojë fort, nëse kërkon të luajë”, tha lojtari, që ka luajtur vetëm 4 ndeshje deri më tani. E ndërsa verdhezinj­të kanë më shumë sulmues, çfarë pret Veriu nga takimi i radhës me Tomorin? Çfarë ndikimi ka pasur humbja në Burrel tek ekipi? “Përtej humbjes, mund t’u them hapur se në psikologji­në e ekipit nuk ka pasur asnjë ndikim negativ. Kjo pasi nuk na mungoi loja apo rastet në Burrel. U ndërthurën shumë gjëra në atë humbje. Gjatë gjithë javës po përgatitem­i fort për të korrigjuar ato që nuk bëmë mirë në Burrel. Trajneri ynë Magani na e ka bërë të qartë, se javët e mbetura do të jenë të gjitha të forta e mund të presim gjithçka. Në këtë kuotim duhet të sakrifikoj­më në fushë duke parë vetëm përpara dhe të dimë të përballojm­ë çdo situatë që do të krijohet. Sigurisht që Tomori është një ekip më i fortë se Burreli dhe jemi të ndërgjegjs­hëm se na pret një duel i vështirë. Ajo që ne duhet të bëjmë është të besojmë dhe të tregojmë lojërat që kemi bërë shumë herë jashtë. Kemi ditur të shfaqemi ajo Besë sikurse kemi emrin. Këtë duhet të bëjmë edhe në Berat. Besoj se mund dhe duhet të dalim me rezultat pozitiv nga përballja e nesërme”, e ka mbyllur Veriu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania