Panorama Sport (Albania)

Çoçlli mbetet në staf, Dibra: Kthehemi me Turbinën

U dorëhoq si trajner, pranon ofertën si zëvendës Kapiteni: Kemi eksperienc­ën e duhur për t’iu larguar fundit

- PRENG GJIKOLA

Nikolin Çoçlli nuk ikën nga Lezha. Edhe pse u dorëhoq si trajner, ka vendosur që të pranojë ofertën që iu bë nga klubi. Korçari do të jetë pjesë e stafit teknik për pjesën e dytë të këtij sezoni, konkretish­t në rolin e zv.trajnerin. Ai zëvendëson kështu Hasan Hoxhën, që është larguar përfundimi­sht nga ky post. 54vjeçari do të jetë një ndihmë e madhe për Artan Banon, që prej së hënës ka marrë zyrtarisht “timonin”. Misioni për këtë kampionati do të jetë një dhe vetëm një: mbijetesa. Janë të fundit në renditje dhe vështirësi­a dihet, por te Besëlidhja asnjë nuk i ka humbur shpresat dhe sidomos kur në lojë janë 39 pikë.

KAPITENI

Si për të ndezur atmosferën dhe dhënë zemër grupit, vjen deklarata e kapitenit. Kledi Dibra paralajmër­on për “Panorama Sport”, se kthesa do të nis këtë të diel. Presin Turbinën dhe llogaritë bëhen me fitoren. “Të dielën nis një tjetër kampionat për ne. Është edhe një fazë e plotë për të luajtur dhe 39 pikë në lojë, ndaj shanse kemi mjaftueshë­m.

Presim Turbinën dhe do ta quaja një ndeshje ‘zjarri’. E them këtë, sepse nuk na lejohet të gabojmë. Ndaj cërrikasve vlen vetëm fitorja, as barazimi nuk na shërben. Po punojnë me intensitet për t’ia dalë. Javën stërvitore antiturbin­a e kemi nisur me trajner të ri, kështu që shpresoj shumë se do të ndikoj pozitivish­t. Stërvitjen e kemi nisur mirë, po punohet me profesiona­lizëm për ta ngarkuar ekipin nga të gjitha pikëpamjet. Pak vështirësi paraqet lidhja dhe shkrirja e futbollist­ëve të ardhur rishtas në ekip, por shpresoj se deri të dielën do të mund të ndërtohet një formacion që do ta ndryshojë gjendjen. Kam besim se futbollist­ët e ardhur nga merkatoja e janarit do të japin atë për të cilën janë thirrur ‘nën armë’. Pozicioni në fund të tabelës nuk na shkon përshtat dhe duket i vështirë, por nuk ka vend për panik. Për një ekip me eksperienc­ë si Besëlidhja, ka vend për optimizëm. Kam besim se djemtë do të japin më të mirën duke nisur nga java e 14-të. Përvoja, talenti dhe dëshira në organikë nuk na mungojnë, ndaj kemi mundësinë që të marrim një trepikësh shpëtimi dhe shprese”, përfundoi mbrojtësi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania