Panorama Sport (Albania)

Shorti, ja rivalët e Shpresave për Europianin

-

Kombëtarja Shpresa e drejtuar nga Alban Bushi është njohur me kundërshta­rët që do të ketë përballë në rrugëtimin, që është, Europiani U-21 2025, i cili do të zhvillohet në Sllovaki. Shorti i hedhur dje në selinë e UEFA-S në Nion të Zvicrës ka përcaktuar edhe 9 grupet përbërëse të kualifikue­seve të Kampionati­t Europian 2025 për këtë grupmoshë. Shqipëria U-21 është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Tri ekipet e para ishin të renditura në Vazot më lart se kuqezinjtë, ndërkohë Mali i Zi dhe Armenia në Vazot më poshtë.

DATAT- Sipas kalendarit të UEFA-S, ndeshjet e fazës kualifikue­se të Europianit U21 do të nisin në datën 20 mars 2023 dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024ës. Kujtojmë që dy kokat e grupit janë Rumania dhe Zvicra, dy skuadra që do të jenë të impenjuara edhe në finalet e Europianit 2023 në muajt qershor-korrik. Për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen ndeshjet e grupit, përfaqësue­sit e FSHF-SË do të diskutojnë me homologët e tyre të Grupit E për të vendosur edhe kalendarin përfundimt­ar. Duke parë përbërjen e grupit, Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të synojë të kualifikoh­et për herë të parë në fazën finale të turneut, që do të luhet në vitin 2025 në Sllovaki. Në eliminator­et e këtij turneu marrin pjesë 53 vende të ndara në 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5 të tilla.

KOSOVA U-21- Në një grup tejet të vështirë është shortuar Kosova U-21. Në kualifikue­set e fundit, “Dardanët” ishin në një grup me kuqezinjtë, ku u renditën një pozitë më lart në përfundim të tyre. Ndërkohë, në kualifikue­set e radhës ata do të kenë rivalë: Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania