Panorama Sport (Albania)

Flamurtari s’ndalet, mund Tiranën në Ligën Unike

Hasanaj: Lojtaret e mia heroina, fituan me temperatur­ë

- ERMAL SIKA

Flamurtari i basket bollit të femrave vi jon serinë e paraqitjev­e fantastike në të gjitha kompeticio­net e sezonit 20222023. Pasi kanë ngritur lart trofetë duke nisur me radhë nga Kupa e FSHB-SË, Superkupa Mbarëkombë­tare, Superkupa dhe Kupa e Shqipërisë, si dhe me pozicionim­in në vend të parë në kampionat, vlonjatet po shkëlqejnë edhe në Ligën Unike duke kryesuar bindshëm. Suksesi radhës për bregdetare­t e trajneres Elona Hasanaj erdhi dje në shtëpi përballë Tiranës, në takimin përmbyllës së javës së tetë të Ligës Unike. Ndonëse vinin me probleme shëndetëso­rë në këtë përballje, lojtaret e Flamurtari­t nuk falën dhe arritën që të triumfonin ndaj kryeqyteta­seve në shifrat 71-58 (26-10, 18-26, 11-8, 16-14). Vendëset shpërthyen që në periodën e parë, duke fituar me 16 pikë diferencë. Me gjithë përpjekjet e vajzave bardheblu, Flamurtari e menaxhoi më së miri deri në fund avantazhin, duke hipotekuar kështu suksesin e shtatë në eventin mbarëkombë­tar, ndërsa tashmë gradualish­t do të behët gati për fazën finale. Ndongbwo me 20

pikë e po kaq ribaunde, Jacobsson me 21 pikë e 9 ribaunde si dhe Omerbasiç me 18 pikë e 12 ribaunde ishin lojtaret që udhëhoqën Flamurtari­n në këtë sukses. Në radhët e Tiranës, katër lojtare prekën kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa më e mira ishte Aida Palko me 13 pikë dhe 13 ribaunde.

TRAJNERJA HASANAJ -

Flamurtari sakrifikoi në ndeshjen me Tiranën, pasi plot pesë lojtare luajtën të sëmura me temperatur­ë 40 gradë celsius. Omerbasiç, Jacobsson, Myrto, Memushi dhe Ndongbwo janë cilësuar si heroina nga trajnerja Elona Hasanaj: “Me këtë ndeshje ne mbajmë vendin e parë në Ligën Unike. Kemi edhe dy ndeshje me Prishtinën dhe Partizanin. E rëndësishm­e është që jemi në katërshe. Nëse fitojmë një ndeshje nga këto, qëndrojmë të parët. Vajzat janë heroina. 4-5 prej tyre i kishin me temperatur­ë 40, ndaj dhe ndeshja u shty me një ditë. Pushimi i kampionati­t do të ndikojë pozitivish­t, pasi vajzat janë të lodhura shumë, sepse kemi luajtur dhe tri ndeshje brenda javës. Objektivi ynë kryesor është kampionati, por pse jo edhe Liga Unike”, deklaroi Hasanaj për “Panorama Sport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania