Panorama Sport (Albania)

Ringrihet Juventusi, në gjysmëfina­le me Interin

Bardhezinj­të dominojnë përballë një ekipi që nuk sulmoi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi rikthehet te fi torja pas turpërimit në kampionat, për të dytën herë nga Monza. Këtë herë, bardhezinj­të nuk shihen spektakola­rë, por u panë solidë dhe fitojnë me meritë kalimin në gjysmëfina­len e Kupës së Italisë, ku do t’i presë dopiosfida (vajtjeardh­je) me Interin. Njeriu i ndeshjes ishte Gleison Bremer, me mbrojtësin brazilian, i cili më në fund mund të shijojë kompliment­e dhe jo akuza, sidomos pas gafave me Monzën. Blerja 50 milionë euroshe e zgjidhi sfidën në minutën e 44-t të pjesës së parë, kur pas një krosimi nga e djathta e Kostiçit, ai paraprin ndërhyrjen me grushte të portierit lacial dhe me shumë zgjuarsi godet dhe devijon me lehtësi sferën në rrjetë. Ky gol vlen deri në fund, sepse në anën tjetër, Lacio si rrallë herë u pa shumë e mangët në 20 metrat e fundit të fushës. Manovra sulmuese nuk funksionoi aspak, siç dëshmon vetëm një goditje drejt kuadratit të portës, e cila asnjëherë nuk trembi portierin Shezni. Nga kjo situatë përfitoi Juventusi, por edhe pse goli i dytë mungoi për çështje saktësie nga Ken në dy raste, trajneri Alegri pa në aksion më në fund dyshen Vlahoviç-kieza, ata të dy që bënin gjëra të bukura te Fiorentina, por ende jo te “Zonja e Vjetër”, pasi serbi dukej qartë se ishte ende jashtë

forme. Ndërkohë, ai që ndez dhe ofron shkëndija për Juven ishte më në fund Kuadrado, i rikthyer në ritmet e tij më të larta pas dëmtimit dhe përveç se frymëzon sulmin, këtë herë bëri shumë gjëra pozitive edhe në mbrojtje, duke paraprirë shpesh iniciativa­t

e tredhëmbës­hit lacial, Imobile-anderson-zakanji. Dy mungesat e mëdha të sfidës ishin Pol Pogba në radhët e bardhezinj­ve, i dëmtuar sërish në “Kontinasa”, por edhe Sergej Milinkoviç­saviç, i cili duket se me Sarrin ka humbur besueshmër­inë e titullarit, të cilin dje e kishte marrë Vesino. Në mënyrë të papritur edhe Elseid Hysaj mungoi në 11shen titullare, pas provave fantastike në kampionat, por ndoshta mbrojtësi i djathtë shqiptar është ruajtur nga Sarri për në sfidën e radhës

në kampionat, pasi Lacio ka nisur një vrull për zonën “Champions” dhe kërkon që të jetë sa më në formë për ta mbajtur fort atë deri në fund. Dhe pas mbrëmjes së djeshme, skuadra e Sarrit do të ketë më shumë kohë dhe data të lira për t’u stërvitur

dhe qenë gati për këtë objektiv, pasi dalja nga Kupa e Italisë i detyron që të fokusohen fort te kampionati, duke i lënë Juventusit të bëjë festë për një natë. Një festë të merituar, ndonëse pa fishekzjar­rë, si rrjedhojë e 15 pikëve penalizim të marra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania