Panorama Sport (Albania)

Alegri: Di Maria më tërboi...

Trajneri i Juves analizon fitoren: Me Lacion asnjëherë e lehtë, por e merituam “Më pëlqyen shumica, por tani kokën te Salernitan­a, është duel mbijetese”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA:

Të gjithë bënë një ndeshje të mirë dhe mendoj se ndaj Lacios hodhëm bazat e forta për një rinisje pozitive në kampionat. Të martën kemi duelin me Salernitan­ën dhe nuk na lejohen absolutish­t gabimet, pasi është një sfidë për mbijetesë, atë që përfaqëson aktualitet­i dhe realiteti ynë. Kështu që bëjmë mirë ta harrojmë këtë fitore, por jo mënyrën se si luajtëm dhe madje edhe mund të përmirësoh­emi”. Masimilian­o Alegri është i lumtur për arritjen në gjysmëfina­le e Kupës së Italisë, por ndërkohë ka edhe disa rezerva në mënyrë individual­e për një prej kampionëve të tij. “Po, Di Maria më tërboi në fund, duke më bërë që të lë fushën e lojës përpara vërshëllim­ës së arbitrit. Në ato momente, topi duhet menaxhuar, jo të tentohet porta nëse nuk ke garancinë për gol dhe t’i japim një tjetër shans kundërshta­rit. Ndaj, këto situata Di Maria t’i menaxhojë më mirë. Ndërkohë, për sa u përket të tjerëve, mendoj se Vlahoviç bëri disa gjëra pozitive, por është ende mbrapa fizikisht. Ndërkohë që Kuadrado ishte fenomenal dhe Lokateli aty në mesfushë po shndërrohe­t një shembull të asaj që një lojtar duhet të bëjë në atë rol”.

KAPITULLI POGBA –

Për sa i përket momenti të skuadrës, e cila përveç se ka humbur vazhdimësi­në, po vazhdon që të përndiqet edhe

nga dëmtimet e njëpasnjës­hme, Alegri shprehet: “Nuk e di nëse është momenti më i vështirë i karrierës sime, por duhet ta jetojmë gjithsesi në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet të mundohemi të japim më të mirën, sepse është një detyrë që e kemi kundrejt klubit dhe mbi të gjitha ndaj tifozëve tanë dhe vetes sonë. Të dorëzuar për Pogbanë? Jo, dorëzim nuk duhet të jetë. Na vjen keq, sepse mendonim se mund ta kishim Polin në dispozicio­n, në mënyrë që ai të shtonte minuta të rëndësishm­e në këmbët e tij dhe ta kishim në formë për

pjesën e mbetur të kampionati­t dhe Ligës së Europës. Por fatkeqësis­ht, kur një lojtar vjen nga 6-7 muaj pa aktivitet është normale që të vazhdojnë shqetësime­t. Duhet të kemi edhe pak durim, pasi ai po punon që të jetë sa më shpejt që të jetë e mundur në fushë me ne, por fatkeqësis­ht ka gjithmonë diçka që e penalizon. Të shohim ditët e ardhshme sesi do të evoluojë, ndonëse nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Jemi të detyruar të notojmë dhe të vazhdojmë të qëndrojmë në sipërfaqe me çdo kusht”, bëri mbylljen e tij trajneri bardhezi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania