Panorama Sport (Albania)

“Djalli” për kthesën, Interi për distancim

-

- Takimi i 235-të mes Milanit dhe Interit në histori, me zikaltrit përpara me 86 fitore ndaj 79 kuqezi; 69 barazime plotësojnë tablonë në të gjithë turnetë.

-Pas suksesit në kampionat më 3 shtator, Milani mund të fitojë dy ndeshje radhazi kundër Interit për herë të parë që nga viti 2011, kur i fundit nga tri sukseset arriti pikërisht në Superkupën e Italisë.

- Që nga shtatori 2019, me Xhampaolon në pankinë, Milani nuk kishte regjistrua­r katër humbje radhazi, duke marrë parasysh të gjithë turnetë.

- Pas nëntë paraqitjev­e pa shënuar kundër Interit, Rafael Leao shënoi dy gola, më të fundit (3 shtator 2022 në Serinë A): lojtari i fundit i Milanit që gjeti rrjetën në dy derbe radhazi përpara se të bënte 24 vite ishte Kaka në vitin 2004. Ndërkohë që i ka shënuar po aq edhe Milanit. Po gjashtë janë edhe golat sezonalë të Olivie Zhirusë që u zhbllokuan ndaj Sasuolos pasi nuk shënonte që prej 4 nëntorit.

-Lautaro Martinez ka shënuar gjashtë gola në këtë vit kalendarik.

- Mateo Darmian që sapo ka rinovuar me Interin ka shënuar dy herë me këtë fanellë në shtatë prezenca gjatë këtij viti 2023. Mbrojtësi ka kaluar statistikë­n e tij të vitit të kaluar kur shënoi vetëm një herë në 35 prezenca.

- Ajo e së dielës do të jetë ndeshja e 200-të e Davide Kalabrias për Milanin në të gjitha kompeticio­net: kapiteni është lojtari i parë në grupin aktual që arrin këtë moment historik me fanellën kuqezi. - Mes golashënue­sve më të mirë të derbit është Zlatan Ibrahimovi­ç, i cili renditet i gjashti me 10 realizime (2 si zikaltër dhe 8 si kuqezi). Pavarësish­t dëshirës, suedezi nuk do të mundë as këtë herë të përditësoj­ë statistika­t e tij.

- Janë 114 derbet e luajtura me Interin si ekip pritës. Bilanci flet për 43 fitore zikaltër, 36 brazime e 35 suksese të “Djallit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania