Panorama Sport (Albania)

Nga Ibra te Zhiru, dhjetë derbe për interistin Pioli

Zero suksese radhazi, trajneri synon të heqë “mallkimin”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Stefano Pioli do të sfi dojë të dielën Interin për herë të 11-të si trajner i “Djallit”. Bilanci i tij, tifoz i deklaruar interist, tregon për tri fitore, 2 barazime e pesë humbje. Një vit më parë derbi vendosej nga dy golat e Zhirusë, ndërkohë që le të kujtojmë 9 pararendës­it.

9 SHKURT 2020: INTERMILAN 4-2

– Derbi i parë nuk harrohet kurrë, sidomos nëse përmbysesh nga katër gola pasi ke shënuar dy. Gjithçka në mes të pandemisë me Rebiçin e Ibrën, që i krijuan një iluzion milanistëv­e përpara se skuadra e Kontes të rreshtonte “pokerin”.

17

SHKURT 2020: INTER-MILAN 1-2 –

Një tjetër Milan, e një tjetër Pioli. Kuqezinjtë të ndryshuar pozitivish­t nga ndalesa e pandemisë nisin pa humbje sezonin 2020-‘21. Kjo falë edhe dopietës së Ibrës, pikërisht në derbin e fituar.

26 JANAR 2021: INTERMILAN 2-1

– Hap fals i Milanit në Kupën e Italisë. Ajo ndeshje do të kalojë në histori edhe prej duelit “ballë për ballë” mes Ibrës dhe Lukakut, të cilët janë gati të grinden mes një stadiumi pa tifozë. Ofendime nga familjet, rite “vudu” dhe fyerje vendosin në plan të dytë një sfidë që Interi e fiton 2-1 falë silurës së Eriksenit.

21 SHKURT 2021: MILAN-INTER 0-3

– Lautaro dhe Lukaku shembin Milanin deri sa rezultati shkruan 3-0 për kushërinjt­ë zikaltër. Kuqezinjtë humbin ndeshjen dhe vetëbesimi­n, e në fund titullin e feston Interi. Ajo humbje ishte e dyta radhazi, pasi një javë më parë “Djalli” ishte mposhtur 2-0 nga Specia.

7 NËNTOR 2021: MILAN-INTER

1-1 – Barazimi i parë mes Piolit dhe Inzagit. Golat shënohen të gjithë nga interistët. Fillimisht Çalhanoglu feston me provokime, e më pas De Vraj qetëson edhe kuqezinjtë.

5 SHKURT 2022: INTERMILAN 1-2 – Derbi më i rëndësishë­m i fituar nga Pioli. Zhiru rrotullohe­t dhe De Vraj vazhdon me dhurata. Një sukses me përmbysje që në fund të sezonit do të jetë vendimtar për titullin e 19-të të historisë së “Djallit”.

1 MARS 2022: MILANINTER 0-0 – Derbi i vetëm pa gola i Stefano Piolit. Milan e

Inter luajnë për një biletë në finalen e Italisë. Trajneri kuqezi hedh në fushë më të mirët, e po ashtu vepron Simon Inzagi, por megjithatë sfida mbyllet ashtu siç nis. Pa gola.

19 PRILL 2022: INTERMILAN 3-0 – Inzagi fiton përsëri. Mjafton Gosens dhe një dopietë e Lautaros. Humbja verifikon raportin e vakët që Pioli ka me Kupën e Italisë. Në fakt, trajneri i “Djallit” e ka provuar finalen kur drejton Lacion, por e humbi përballë Juventusit.

3 SHTATOR 2022: MILAN-INTER 3-2 - Leao dhuron

spektakël dhe Milan fluturon. Dopietë dhe asist për Zhirunë nga ana e portugezit. Kuqezinjtë fitojnë, por jo pa vuajtje, pasi Xheko e Brozoviç i japin forcë zikaltërve që përplasen në pritjet e Menjasë.

18 JANAR 2023: MILANINTER 0-3 – Shuplakë me sytë që bëjnë ende xixa. Interi dominon në Superkupë dhe i jep vijimësi krizës së Milanit, e cila nuk ka përfunduar ende. Nëse do të vazhdojë apo jo do ta kuptojmë të dielën kur në 20:45 “Djalli” dhe Interi të përplasin përsëri brirët në derbin e 11-të të Piolit.

 ?? ?? Stefano Pioli dhe Sandro Tonali duke festuar derbin e fazës së parë
Stefano Pioli dhe Sandro Tonali duke festuar derbin e fazës së parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania