Panorama Sport (Albania)

Kaka: Derbin e fiton Milani 2-1

Lojtarët vendimtarë dhe ndeshja e së dielës, braziliani parashikon gjithçka “Leao të largohet nëse e sheh Italinë si kalimtare, por kush lë kuqezinjtë pendohet”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Rikardo Izeksondos Santos Leite. Në art, Kaka. Djaloshi që erdhi te Milani me atë nofkë të çuditshme e që në pak kohë mahniti tifozët, Italinë dhe botën, tashmë pret të nisë një karrierë të re. Do të dëshironte si drejtues, por mund të bëjë edhe trajnerin pasi sapo ka marrë licencën. Pas më pak se 72 orësh është derbi i Milanos, dhe ish-fantazisti ka analizuar duelin.

Ta nisim nga Leao?

Një lojtar fantastik që më pëlqen shumë. Bën mirë të largohet nëse e sheh futbollin italian si kalimtar. Për të ky do të ishte momenti i duhur, megjithatë nuk e këshilloj të largohet. Largimi nga Milani nuk është kurrë një ide e mirë.

Po thoni se u penduat kur latë Milanin për Realin?

Kohë tjetër e ambiente të ndryshme. Krahasimet nuk më pëlqejnë. Sidoqoftë, Leao duhet të mendojë çdo detaj. Milani nuk po kursehet në drejtim të tij. Gjatë Botërorit isha në Katar dhe takova Galianin, i cili më tha se shumë lojtarë e konsideroj­në Serinë A si trampolinë për të shkuar gjetkë. Unë nuk e shoh dot si të tillë, sepse për mua mbetet një kampionat konkurrues, të cilin nuk e konsideroj dot si të dorës së dytë.

Po për De Ketelaren, keni ndonjë këshillë?

Që të shijojë situatën dhe të shfrytëzoj­ë në maksimum çdo mundësi që po i jep Milani. Nuk është e vërtetë që më ngjan. Duhet të rrijë i qetë sepse në sezonin tim të dytë në Itali edhe unë vuaja. Në kohët e sotme rivalët dinë gjithçka për ty dhe në njëfarë mënyre kanë marrë masa. Sharlit i them të dëgjojë më shumë ekspertët e skuadrës e të punojë.

Saki thotë se Milani po vuan sepse ka shumë lojtarë me moshë të re...

Këta djem e kanë përballuar presionin edhe në vitin e parë, kur pas kaq vitesh kishte diçka për të fituar dhe u ndihmuan nga lojtarët më me përvojë. Tashmë edhe më të rinjtë janë mësuar. Nëse luan për Milanin, dihet se si funksionon.

Mund të parashikon­i diçka mbi derbin?

Golat e shumtë të pësuar në ndeshjet e fundit do të rëndojnë për Milanin, por gjithmonë ka një derbi ku mund të marrin veten. Duhet përfituar nga një takim i rëndësishë­m për të filluar sërish me rezultate pozitive. Pres një lojë të ekuilibrua­r. Milani nuk ka asgjë më pak se Interi, pavarësish­t rezultatev­e të fundit.

Për mua fitojmë 2-1.

Cilat janë pikat e forta te Milani dhe Interi?

Leao që mund të ndryshojë çdo ndeshje dhe Lautaro, i cili e bën ekipin e tij më bindës. Sidoqoftë, asnjëra nga skuadrat nuk krahasohen me Napolin. Jo më kot janë e vetmja skuadër që nuk kanë gabuar kurrë e janë në vend të parë me meritë.

Kristiano Ronaldo doli nga skena e madhe në mënyrë të çuditshme. A bën mirë Ibra që mendon të vazhdojë të luajë?

Mendoj se ideja e tij është të thotë lamtumirë duke luajtur.

E kuptoj këtë, sepse është vërtet e veçantë. Lojtarët si ai sjellin një koncept të thjeshtë në ekipin e tyre: të fitosh nuk është si humbja. Kam përshtypje­n se shumë lojtarë të rinj mendojnë se është mirë nëse fitojnë, por nuk është se u prishet shumë qejfi kur humbasin. Nuk duhet të jetë kështu. Më kujtohet shembulli i Paolo Maldinit: ai kishte fituar katër Champions dhe donte të pestin. Këta personazhe bëjnë diferencën. Zlatan me mentalitet­in e tij mund të jetë ende i dobishëm.

Për situatën e Juventusit,

çfarë mendoni?

Ajo që ndodh me Juventusin është e keqe për të gjithë futbollin italian. Shpresoj që ata ta marrin veten shpejt, sepse flasim për një klub të rëndësishë­m në Europë dhe ka shumë tifozë. Në vitin 2006 kemi përjetuar një situatë më ndryshe prej “Calciopoli”-t, ndërsa sanksionet gjatë kampionati­t janë të vështira për t’u menaxhuar.

Keni marrë ndonjë ftesë bashkëpuni­mi nga Monza?

Galiani do të ishte një mësues i shkëlqyer, kam folur edhe me të në Katar. Mund të mësoja shumë prej tij. Mbi të gjitha që futbolli italian është gjithmonë i gjallë dhe gjithmonë do të duhet të përballesh me protagonis­tët e Serisë A.

 ?? Rikardo Kaka, 41 vjeç ??
Rikardo Kaka, 41 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania