Panorama Sport (Albania)

Nagelsman: Kanselo veproi saktë që nuk më dëgjoi udhëzimet

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Takimi ndaj Maincit, i vlefshme për raundin me eliminim direkt, do të merrte nuancat e një finaleje të vërtetë në kampin e bavarezëve, aty ku fitorja shikohej më shumë sesa obligim. Rezultati final do t'u jepte të drejtë legjendave gjermane si Mateus apo Rumenige se Bajerni do të rikthehej shumë shpejt në rrjedhën normale. Gjithsesi, episodi i golit të parë do të prezantont­e skenë të çuditshme, mbi perceptimi­n që është krijuar ndaj personalit­etit të Nagelsmani­t, si trajner jo i kompromise­ve dhe i dorës së hekurt ndaj çdo lojtari që nuk jep më të mirën apo krijon situata të pakëndshme në dëm të grupit.

"KOKËFORTËS­IA" E Kanselos-konkretish­t

në sfidën aktuale, 35-vjeçari do të udhëzonte Kanselon të dërgonte topin mbrapa në rastin e golit të parë, por luzitani nuk e dëgjoi këshillën e trajnerit të tij dhe vazhdoi me manovrën e sulmuesit, ku pikërisht topi i dërguar drejt Çupo-moting do të hapte serinë e golave për të tijtë.

REAGIMI I TRAJNERIT"MË

vjen mirë që nuk e realizoi në fushë udhëzimin tim. Nuk mërzitem pasi gjithçka u mbyll më konkretizi­m nga ana jonë. E përgëzoj Zhoaon për guximin e treguar", ishin fjalët e Julianit pas përfundimi­t të

duelit. Këtij "teatralite­ti" bavarez nuk i shpëtoi as Bastian Shvajnshta­iger.

SHVAJNSHTA­IGER"PËRGËZIME

Kanselo, e nise aventurën me këmbën e duhur, duke e lënë edhe trajnerin me gisht në gojë". Gjithsesi, kjo nuk është e gjitha. Para startimit të përplasjes me Maincin, Nagelsman kishte theksuar se futbollist­ët e tij kishin kryer një mbledhje pa praninë e tij dhe kishin diskutuar se çfarë nuk po shkon

mirë. Por kur Kimish u pyet rreth kësaj skene ai i mohoi zërat e tillë. Juliani do t'u vinte vulën dilemave të tilla, sigurisht me disa zbukurime: "Djemve u la lirinë të bisedonin dhe të kishin të drejtën e fjalës pa ndërhyrje, unë thjesht qëndrova aty pa u ndier". Prezantimi në fjalë na jep një tablo plot dilema, nëse tekniku i klubit më të titulluar gjerman e ka humbur reputacion, e jo vetëm prej moshës së re...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania