Panorama Sport (Albania)

Mbape jashtë për 3 javë pas dëmtimit, mungon ndaj Bajernit

-

Fitorja në transfertë­n e vështirë ndaj Montpelies­ë do të shkonte në plan dytësor pas lëndimit të pësuar nga ylli i tyre Kilië Mbape. Transalpin­i fillimisht kishte dështuar në tentativën në ekzekutimi­n e 11-metërshit, por e keqja e madhe ende nuk kishte ardhur. Vetëm pak çaste më vonë, ai do të pësonte lëndim në kofshën e majtë, çka do të thoshte zëvendësim të detyruar dhe largimi nga fusha e blertë mes dhimbjesh. Situata në fjalë nuk u shkon aspak për shtat parisienëv­e, të cilët historikis­ht në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve e vuajnë pjesën e dëmtimeve në raunde të rëndësishm­e. Së fundmi nga kampionët e Ligë 1 është bërë e ditur se 24-vjeçari do të mungojë të paktën për një periudhë 3javore, çka do të thotë se përplasja e parë me Bajernin në

Champions mbi fazën me eliminim direkt do të luhet pa të. Goleadori është kthyer në protagonis­t këtë sezon me fanellën e "Princërve" dhe mungesa e tij do të ketë efekt në skuadër, ndonëse në gjirin e tyre ndodhen dy ikona të futbollit në vitet e fundit, fjala është për Lionel Mesin dhe Nejmarin. Kilië me shumë gjasa do të jetë gati në takimin e kthimit në Mynih, e parashikua­r në datën 8 mars. Gjithashtu duhet theksuar se futbollist­i me numër "7" në "Parc des Princes" se nuk do të jetë në dispozicio­n në sfidën e radhës ndaj Tuluz, Marsejë (Kupë), Monako, Bajern (Champions) dhe atë ndaj Lilës në fushën e vet. Ky version do të qëndrojë, nëse faza e rikuperimi­t nuk do të ketë probleme gjatë rehabiliti­mit nga golashënue­si i ligës franceze.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania