Panorama Sport (Albania)

Ja si u rikthyen te suksesi rekordmenë­t

-

Prezantimi i Bajernit në 2023shin solli mjaft diskutime se ata kishin ndryshuar "identitet" nga ai i sezonit të kaluar, aty ku goleadat dhe spektakli ishin kthyer si diçka e zakonshme në menynë e tyre. Pas trisit me barazim në Bundesligë, djemtë e Nagelsmani­t arritën të rigjenin veten me "poker" golash në një moment të vështirë për ta.

1. Volumi në lojë-3 gola pas tri duelesh të zhvilluara në ligën vendëse, një sulm sporadik përpara portës, si rezultat edhe i numrit të paktë të rasteve të krijuara nga faza e mesfushës. Ndërsa në atë të fundit, Kimish, lojtar në rolin e katalizato­rit në lidhjen me fazën ofensive. Moduli i aplikuar nga miqtë ndiqte lojën e vrullshme nga krahët, aq sa manovrat e tyre merrnin nuanca të palexueshm­e nga kundërshta­rët. Gjithashtu shfrytëzim­i i rasteve përbën tjetër etapë të suksesshme.

2. Përshtatja e Kanselosas­kush nuk e priste që Zhoao të bashkëpuno­nte në mënyrë aq produktive me pjesën tjetër të ekipit në një kohë aq të shkurtër. Ai nuk u tregua i rëndësishë­m vetëm në asistin e golit të parë, por edhe me daljet e shpejta nga e djathta. Sprintet e tij dhe kombinimi me pjesën tjetër krijonin konfuzitet në mbrojtjen kundërshta­re. Duke u kthyer i rrezikshëm, jo vetëm në momente që topi ishte pronë e tij, por edhe me lëvizjet pa sferën nën këmbë, të cilat në gjuhën e futbollit konsideroh­en tejet specifike në mbajtjen e kundërshta­rit nën kontroll.

3. Sistem i ri-skema e preferuar nga Nagelsman, 4-2-3-1, do të pësonte ndryshim rrënjësor me aplikimin e modulit të ri 3-1-4-2. Ky lloj rreshtimi kishte si fokus lojën ofensive me bazë krahët. Mbrojtja do të kalonte me tri shtylla dhe Kimish si balancues ndaj reparteve shtytëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania