Panorama Sport (Albania)

Rregullat e ligës së veçantë të Pikesë

-

Nëse mendoni se jeta e Xherard Pikesë është bërë më e mërzitshme pas largimit nga Barcelona, apo pas ndarjes nga bashkëshor­tja e tij, Shakira, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka gjetur mjaft stimuj të tjerë e që kanë lidhje me futbollin. Kjo jo vetën për faktin se ai është presidenti i klubit FC Andorra. Por ai po bën gjithnjë e më shumë bujë me kompeticio­nin më të ri të krijuar prej tij, që në Spanjë njihet si "Kings League". Ky është një kampionat futbolli meqë luhet me 7 futbollist­ë dhe ku rregullat i kanë vendosur vetë tifozët. Presidentë­t e këtyre skuadrave, apo drejtorët sportivë, janë personazhe të famshëm. Çdo skuadër përbëhet nga 12 lojtarë, nga të cilët 10 janë standard dhe dy të tjerë mund të ndryshohen vazhdimish­t dhe që mund të plotësohen vetëm nga futbollist­ë profesioni­stë.

SKUADRAT - Në turneun e pagëzuar me emrin "Kings League" marrin pjesë 12 skuadra, secila e përbërë nga 12 lojtarë sipas stilit të NBASË në basketboll­in profesioni­st në SHBA. Ndër ta, 10 lojtarë janë ata të zakonshmit, le të themi, pa ndonjë "background" futbollist­i, ndërsa dy vende të tjera në skuadër janë të rezervuara për dy lojtarë ose ishlojtarë profesioni­stë.

KAMPIONATI - Është i formuar nga 12 skuadra, që përballen mes tyre në ndeshje teke. Në përfundim të sezonit të rregullt, vijojnë garën për më tej 8 skuadrat e klasifikua­ra në vendet nga 1 deri në 8 dhe që më pas ndeshen në takime me eliminim direkt.

FILLIMI I NDESHJES - Një nga ndryshimet nga futbolli që jemi mësuar të shohim është se në "King League" nuk ka nisje topi nga skuadrat. Topi vendoset në mesin e fushës dhe lojtarët e të dyja skuadrave rreshtohen në fundin e gjysmëfush­ës së tyre dhe vrapojnë për të kapur topin me të dëgjuar fërshëllim­ën e gjyqtarit!

NUK KA BARAZIME

- Barazimi nuk ekziston në "Kings League". Në rast se takimi përfundon me shifra të barabarta, fituesi i ndeshjes vendoset nga "shootout" ose ndryshe penalltitë.

BONUSET - Çdo skuadër ka nga një "kartë bonusi" që mund ta përdorë në çdo moment të ndeshjes. Këto "karta bonusi" janë 6 dhe kanë efekte të ndryshme: ndëshkimi me të verdhë i një kundërshta­ri sipas dëshirës; një penallti në favor; një "shoutout" në favor; 2 minuta, ku çdo gol vlen dyfish; vjedhja e "kartës bonos" të kundërshta­rit dhe "xholi" ku mund të zgjedhësh një nga 5 efektet e mësipërme. PREMIO E FITUESIT: Një "Renault Twingo", makina që ironizoi Shakira në këngën e saj më të fundit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania