Panorama Sport (Albania)

Hoti: Marr sërish titullin, Mba është sulmues i fortë

- DENIS LALA

Partizani dha shenja re agimi në ndeshjen e fun dit ndaj Korabit në Kupë, ku arriti kualifikim­in në çerekfinal­e. Të kuqtë do të ndeshen me Vllazninë në këtë raund. Një nga më të mirët në fushë ndaj dibranëve, por edhe ndaj Egnatias, ku gjeti golin. Dy realizimet e fundit duket se e kanë "ndezur" fantazisti­n, pas disa javësh në hije. Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", "Dardani" tregon se Partizani do t'u kthehet shumë shpejt rezultatev­e pozitive. Ai shton se merret shumë mirë vesh me Kristian Mbanë, për të cilin ka fjalë të mira.

Sa e rëndësishm­e ishte fitorja e fundit ndaj Korabit për Partizanin, por dhe për ju personalis­ht?

Ne çdo ndeshje e marrim seriozisht dhe kështu ndodh edhe në Kupë. Ishte një ndeshje e rëndësishm­e për ne dhe çdo lojtar, që është aktivizuar ditën e sotme ka dhënë maksimumin. Partizani lufton për të dy titujt dhe përveç kampionati­t, edhe Kupa është e rëndësishm­e për ne.

Keni shënuar në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Janë këto dy paraqitje të fundit një përgjigje për kritikat në javët e fundit, kur ndoshta nuk ishit në nivelin e pritshëm?

Është e vërtetë, çdo lojtari i qëllon që ta ketë ndonjëherë ritmin më të ulët dhe ndoshta edhe ecën siç ti shpreson dhe pretendon. Gjithsesi, gëzohem kur mundem të tregoj sërish veten dhe të shënoj për të ndihmuar skuadrën të arrijë rezultat pozitiv dhe lojë të mirë.

Me statistika, ky sezon është më i miri për ju, megjithëse ju kanë penguar disi dëmtimet. Çfarë synoni deri në fund?

Qëllimi im kryesor është të ndihmoj ekipin sa më shumë

me gola dhe me asiste dhe në fund për të dalë sërish kampion. Kjo është dëshira ime.

Si kanë ndikuar largimet në skuadër dhe a e ka Partizani ende forcën për të dalë kampion?

Po, në fakt kemi humbur lojtarë cilësorë brenda fushës,

por edhe liderë jashtë saj, që na kanë ndihmuar në të dyja aspektet. Megjithatë, vazhdoj të kem të njëjtin besim te çunat, jemi një skuadër shumë e mirë dhe besoj se do të jemi deri në fund në garën për titullin kampion.

Në javët e fundit keni hasur

vështirësi për të shkuar te fitorja. Sa uri ka Partizani për ta bërë këtë ndaj Laçit?

Sigurisht që e duam fitoren dhe kam besim se do të rikthehemi ta bëjmë këtë në ndeshjen e radhës. Në ndeshjen ndaj Egnatias kemi treguar mjaft agresivite­t dhe

kemi qenë mjaft të lëvizshëm në fushë. Kjo na bind të besojmë se mund të bëjmë mirë në vazhdimësi.

Kanë ardhur disa lojtarë në merkato. Mendoni se ata i kanë aftësitë për të zëvendësua­r largimet e deritanish­me?

Deri më tani me Kristian Mbanë, i cili është aktivizuar pak më shumë, po ambientohe­m shumë mirë, sepse loja jonë përshtatet shumë. Ai është një lojtar shumë i fortë fizikisht, që i mbron topat dhe i kthen mbrapa për mua. Ky është një bonus shumë i madh për skuadrën tonë.

 ?? ??
 ?? ?? Çast nga derbi i fazës së dytë
Çast nga derbi i fazës së dytë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania