Panorama Sport (Albania)

Tirana, Shehi bën llogaritë pa Lushkjën

- OLSI AVDIAJ

Tirana ka nisur përgatit jet për sfidën me Egna tian, ndërsa Orges Shehi është duke u menduar për formacioni­n që do të hedhë në fushën e lojës. Kështu, duke parë me kujdes skuadrën dhe aktivizimi­n 90-minutësh të Lushkjës në Kupë, Shehi mund ta vendosë në stolin e rezervave lojtarin që erdhi në merkaton e janarit. Nga ana tjetër, trajneri bardheblu ruajti të gjitha forcat e tjera për sfidën e kampionati­t. Me një llogari në portë do të jetë Bekaj, më pas Toshevski, Najdovski, Lulaj dhe Përgjoni në mbrojtje. Në mesfushë, Deliu, Hila dhe Aleksi. Në sulm po kështu do të aktivizohe­t, Hasani e Patrik dhe mund të kemi edhe një debutim të Haxhiut. Gjithsesi, nëse gjendja e Lushkjës është e mirë ai mund të jetë në fushën e lojës. Nëse nuk luan Haxhiu në fushë mund të jenë Gjumsi apo Nikqi.

ABAZAJ - Shqetësimi kryesor i Tiranës është Kristal Abazaj. Lojtari ka shkuar në Kroaci, ku po pastron meniskun. Planet janë që Abazaj të jetë gati në fund të muajit. Lojtari duhet të ishte në fushën e lojës, por dëmtimi bëri që të humbasë pesë takime në shkurt. Abazaj do të ishte zëvendësue­si ideal i Redon Xhixhës, por dëmtimi bëri që Tirana të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishë­m të skuadrës.

KARTONËT - Pesë lojtarë rrezikojnë për sa u përket kartonëve. Ata janë Bekaj, Iseni, Hila, Aleksi dhe Najdovski, të cilët janë me tre kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Egnatian, humbasin Vllazninë. Po kështu, Tirana në takimin e Kupës me Lushnjën do të ketë në fushë formacioni­n e dytë. Bëhet fjalë për ata që nuk kanë luajtur shumë gjatë këtyre javëve në Superiore, duke filluar nga Behiratçe e me radhë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania