Panorama Sport (Albania)

“Zhduken” tifozët e Erzenit, Isterit i fshihet... numri

-

Ndryshe nga takimi i parë apo edhe ndeshjet e kampionati­t, këtë herë në stadiumin “Niko Dovana” nuk ndihej atmosfera e tifozëve të Erzenit, atmosferë e krijuar në pothuajse të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Ndoshta një parandjenj­ë për një eliminim të mundshëm për tifozët shijakas. Në shkallët e stadiumit, përveç tribunës kryesore, e cila nuk ishte e mbushur plot, në tribunën përballë numërohesh­in rreth 200 tifozë. Ndërkohë, “Panorama Sport” sjell edhe disa momente të tjera pikante të ndeshjes Teuta-erzeni.

Edhe pse ka vetëm një muaj që bari i fushës është ndërruar për t’u rinovuar, fusha e Niko Dovanës krijoi probleme të shumta, që u shfaqën që në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën në disa zona të fushës, terreni u bë vërtet i rënduar.

Ka mosmarrëve­shje mes Hasanbelli­t dhe Enk, ku nga pankina trajneri Kapllani i thotë: ‘Klevi, luaje poshtë, mos u nxito’. ‘Po s’duan këta mo profe ta luajnë poshtë’, përgjigjet portieri i Erzenit.

Ka përplasje në fushë, ku protagonis­të ishin L.vila dhe Mehmeti, por gjithçka u qetësua nga pjesa tjetër e lojtarëve. Bajramaj i ndëshkon të dy me karton të verdhë. ‘Pse më jep mua kot mer burrë, se e nisi ai, nuk i bera gjë’, i kthehet L.vila gjyqtarit.

Në minutat shtesë të takimit, Isteri i Erzenit gjatë një dyluftimi ka probleme me fanellën, teksa numri në shpinë i hiqet. Gjithsesi loja nuk u ndal pasi dhe një minutë kishte mbetur për t’u luajtur.

Një faull i shkaktuar nga Isteri ndaj lojtarit të Teutës ishte tepër i rrezikshëm. Gjyqtari kryesor ndëshkon mesfushori­n e Erzenit me karton të verdhë. Për këtë shpërthen në protestë përgatitës­i atletik i Teutës Mark Dodaj, i cili kërkon ndëshkimin me karton të kuq për Isterin, por në fund është ai që ndëshkohet nga Bajramaj me të kuq.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania