Panorama Sport (Albania)

Gruda-sprint, Teuta në çerekfinal­e

Sulmuesi hyn në të 62-ën dhe shënon golin e kualifikim­it, në turin tjetër me Kukësin Erzeni i pafuqishëm në ndeshjen e kthimit, mbyll aventurën në Kupën e Shqipërisë

- ZAMIR QYPI

Teuta kualifikoh­et në çerekfinal­en e Kupës së Shqipërisë. Një gol me veprim individual të Ildi Grudës i ka dhënë durrsakëve fitoren minimale ndaj Erzenit dhe kalimin në raundin tjetër, duke qenë se takimi i parë kishte përfunduar 1-1. Në turin tjetër Teuta do të përballet me Kukësin.

PJESA E PARË- Me disa ndryshime e nisin të dyja skuadrat, duke qenë se në për pak ditë do të luhen edhe ndeshjet e kampionati­t. Minutat e para në Niko Dovana janë të qeta, me tentativa shumë pak të rrezikshme. Kotobelli dhe Çyrbja provojnë, por Hasanbelli nuk shqetësohe­t. Mbrojtja e Erzenit provon me topa të gjatë drejt Nonatos, me braziliani­n që markohet mirë dhe has vështirësi. Në vazhdim është Albion Marku që ikën bukur në krah dhe shërben për L.vilën, por ky i fundit godet fort dhe topi shkon mbi traversë. Teuta rrit presionin dhe një gabim i Vitor Leaos në të 42-ën mund t’i kushtonte shumë shijakasve. Mbrojtësi humbet topin në zonën e tij dhe aty është Beqja që godet, por nuk ndihmohet edhe nga terreni dhe goditja është e lehtë dhe jashtë. Me shifra të barabarta mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Kuro për Goxhan te Teuta. Ndërkohë, Erzeni mendon për zëvendësim­et dhe hedh katër lojtarë në fushë. Ademi, Alan, Aliti dhe Isteri aktivizohe­n nga Xh.kapllani. Në minutën e 69-të, pas një aksioni të vendasve, Daci shënon, por anësori akordon pozicion jashtë loje, nuk vlen goli. Durrsakët zotërojnë dhe kanë kontrollin e lojës, me Erzenin që ka vështirësi që të krijojë, edhe pse ekipi mbahet lart. Nga kjo do të vijë edhe pësimi i golit. Një kundërsulm “vrasës”, nxjerr Grudën të vetëm që nga mesfusha e tij dhe vrapon për rreth 60 metra deri te zona kundërshta­re dhe me qetësi dërgon topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Hasanbelli. Në

minutat e fundit Erzeni mundohet të gjejë barazimin me krosime në zonë, por Qirko fluturon në dalje dhe largon rrezikun. Oshafi ka mundësinë e fundit për 2-0, ndërsa goditja lë për të dëshiruar. Mbyllet 1-0 në Durrës dhe Teuta kualifikoh­et.

 ?? ?? Lojtarët e Teutës duke festuar pas golit FOTO: F. HAZISLLARI
Lojtarët e Teutës duke festuar pas golit FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania