Panorama Sport (Albania)

Josa: Ndiem presionin pas golit, por ekipi më kënaqi

-

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, mendon se në këtë situatë më shumë rëndësi për të kishte kualifikim­i dhe administri­mi që duhet t’i bënte skuadra fitores në ndeshjen e parë në Ballsh. “Pavarësish­t rezultatit të takimit të parë, e dinim mirë se nuk do të ishte një takim i lehtë për ne. Edhe Bylisi vinte me pretendime­t e veta dhe u thashë djemve që më intereson vetëm kualifikim­i. Skuadra ishte e kujdesshme se çfarë do të bënte më mirë kur të dilte në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Ne nuk po dilnim rrjedhshëm në lojën tonë dhe kur pësuam gol, normalisht që ndiem edhe presionin e rezultatit. Por, për fat barazuam shpejt dhe të gjitha gjërat u balancuan. Në përgjithës­i jam i kënaqur me kualifikim­in, por edhe me freskinë e skuadrës, pasi disa lojtarë i lashë pushim, duke qenë se kishin shumë ngarkesë. Tani do të mendojmë si do ta rikuperojm­ë skuadrën për ndeshjen ndaj Kukësit. Unë nuk do të mendoj fare për Vllaznia-partizani në Kupë, sepse kjo ka kohë”, ka thënë fillimisht Josa. I pyetur për mesfushën dhe nëse aty mungon agresivite­ti, trajneri deklaroi: “Unë nuk mendoj se na mungon agresivite­ti në mesfushë, por duhet të ndajmë më mirë kur luajmë me mbrojtje zonale apo një për një. Këtu duhet të zgjidhim më tepër edhe problemet e ekuilibrit. Të dy lojtarët e mesfushës i kemi ndërtues dhe jo shkatërrue­s. Problemi është të zgjidhim ekuilibrat kur skuadra mbron dhe sulmon”, deklaroi Josa, i cili në fund foli edhe për Alivodën. “Unë nuk shikoj kush shënon. Ai duhet të më tregojë edhe mua dhe shokëve, se është për të bërë edhe këtë punë”, përfundoi trajneri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania