Panorama Sport (Albania)

Vllaznia kalon Bylisin, sfidon sërish Partizanin

Supergoli i Alivodës shoi shpresat e miqve për përmbysjen Kaçorri shënon dhe më pas lë ekipin me 10 veta për 11 minuta

- ADMIR URUÇI

Vllaznia barazon 1-1 me Bylisin në ndeshjen e kthimit dhe ia del të kualifikoh­et në çerekfinal­et e Kupës së Shqipërisë. Fitorja 0-2 në sfidën e parë në Ballsh ka vendosur shumë për skuadrën që kaloi më tej dhe pavarësish­t përpjekjev­e të Bylisit, kuqeblutë e menaxhuan mirë lojën. Golit të Luis Kaçorrit iu përgjigj Rejan Alivoda, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një aksion model. Miqtë rihapën shanset e kualifikim­it, por vetëm 5 minuta pas golit, ishte pikërisht sulmuesi Kaçorri, ai që u ndëshkua me karton të kuq dhe zbehu shpresat për një përmbysje ose të paktën për të çuar ndeshjen në kohën shtesë. Kësisoj, Vllaznia shkon në çerekfinal­e, aty ku do të gjejë Partizanin për të dytin edicion radhazi. Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër më 1 mars, ndërsa e kthimit më 15 mars në Tiranë. Vllaznia është fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë prej dy edicionesh radhazi.

NDESHJA - Vllaznia dhe Bylisi kishin bërë pak ndryshime në formacion, duke vlerësuar në maksimum ndeshjen e kthimit, paçka se rezultati 0-2 në Ballsh u jepte një avantazh të madh shkodranëv­e. Loja nisi me një ritëm të lartë për miqtë, të cilët kërkojnë të shënojnë që në fillim. Me kalimin e minutave, shkodranët balancojnë gjithçka dhe nuk mungojnë as rastet para portave respektive. Fillimisht është Qardaku që gjen të lirë në zonë Felipe Sozën, i cili provon me një gjuajtje, por ndalet nga Qarri. Më pas është Alivoda që godet nga distanca, por topi përfundon mbi kuadrat. Në minutën e 21-të, shkodrani i Bylisit, Qardaku, godet brenda zonës, por topi shkon direkt në duart e Qarrit. Radhën e ka japonezi Doi, i cili kërkon të befasojë portierin e Vllaznisë, por nuk ka shënjestër. Vllaznia mund të shënonte në fundin e pjesës së parë pas një kombinimi mes Kainës, Heriçit dhe Krujës, por ky i fundit nuk konkretizo­n dot. Skuadrat shkojnë në pushim me rrjeta të paprekura. Në të dytën Vllaznia kërkon që të shënojë dhe Marku brenda zonës godet me kokë, por mbi traversë. Miqtë zgjohen përmes Qardakut, i cili godet fort, por mbi traversë. Në vijim është Çoba që pason saktë në hyrje të zonës për Krujën, i cili nuk gjen kuadratin. Loja bëhet e bukur dhe i sapofuturi në fushë, Lorran, provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Qarri. Në minutën e 74-t është Kaçorri që përfiton nga

një top i ngelur në zonë dhe e dërgon në rrjetë, duke kaluar Bylisin në avantazh. Ishte një gjuajtje e fortë e Qardakut, që pasi grushtohet nga Qarri, më pas Kaçorri me kokë e fut në rrjetë. Vllaznia mobilizohe­t për të mos rrezikuar më dhe barazimi vjen shpejt. Pas dy kartonëve të

verdhë, Kaçorri ndëshkohet me të kuq për ndërhyrje të parregullt ndaj Çobës. Në minutën e 84-t, është Alivoda që bën gjithçka mirë duke rrëmbyer një top nga mesi i fushës dhe më pas me galopin e tij drejt zonës, me një goditje të fortë me të djathtën, vulos barazimin 1-1.

 ?? ?? Alivoda feston me Çobën pas golit
Alivoda feston me Çobën pas golit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania