Panorama Sport (Albania)

“Jam komplet i pakënaqur”, Mema shkund Kastriotin para Erzenit

- SH. HASANI

Trajneri i Kastriotit, Ardian Mema, ka mbetur i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos, që u luajt të enjten në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-krujës. Krutanët u kualifikua­n pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, ndërsa në kthim barazuan me shifrat 0-0. Tashmë Kastrioti do të sfidojë në turin çerekfinal Tiranën, teksa ndeshja e parë do të luhet më 1 mars në Kamzë, ku skuadra e Memës do të jetë pritëse. “Në ndeshjen me Dinamon kisha në plan që të luanin lojtarët e rinj, ashtu siç u pa edhe nga formacioni që hodha në fushë. Bëhet fjalë për lojtarë që kanë pasur pak minuta në këmbë, por edhe për të bërë një rrotacion, pasi kalendari ka qenë i ngjeshur këtë periudhë. Ngarkesa ka qenë e plotë për shumicën e lojtarëve, ndërsa për ndeshjen me Dinamon nuk jam i kënaqur nga skuadra. Qoftë në pjesën e parë, ashtu edhe në dytën, nuk bëmë atë që duhej.

Skuadra nuk u shpreh mirë në fushë dhe Dinamo na vendosi shumë në vështirësi. Kundërshta­ri na vendosi nën presion sidomos edhe me lojën poshtë, pra duke qarkulluar topin. E kundërta ndodhi me lojtarët e mi, që preferuan më shumë topin e gjatë. Kjo ndoshta erdhi edhe prej rezultatit të favorshëm në ndeshjen e parë në Tiranë, ku fituam 3-1. Pra, administri­mi i rezultatit ka të bëjë edhe me specifikën që ka kompeticio­ni i Kupës, duke qenë se është me dy takime. Megjithatë, jam komplet

i pakënaqur, sepse kjo është një vazhdë jo e mirë e ekipit. Doja të shikoja lojtarët e rinj, por ndoshta vetëm një ose dy prej tyre mund t’i kemi fituar. Duam t’i kemi të gatshëm në çdo moment gjatë kampionati­t”, ka thënë kreu i pankinës

krutane, i cili tashmë pret një reagim nga skuadra në ndeshjen e kampionati­t, që do të luhet të martën ndaj Erzenit. Kastrioti pret në shtëpi shijakasit dhe do të kërkojë rikthimin te fitorja, për t’iu larguar fundi të tabelës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania