Panorama Sport (Albania)

Braktisi skuadrën, Kukësi fiton 46 mijë euro nga Vitija

- VLADIMIR MEMA

Klubi i Kukësit pret të marrë plot 46 mijë euro nga ish-mbrojtësi Sadik Vitija. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se klubi verilindor ka fituar të drejtën në FIFA pasi e hodhi në gjyq për prishje të njëanshme të kontratës, me Dhomën e Zgjidhjes së Mosmarrëve­shjeve, që i ka dhënë të drejtë bluve, duke hedhur poshtë edhe pretendime­t e lojtarit. Sakaq, verilindor­ët kanë dalë pa gjë nga padia ndaj ish-kapitenit Besar Musolli, ndaj të cilit kërkohej gjithashtu një shumë prej 300 mijë eurosh për shkak se nuk pranoi vendimin e rinovimit automatik të kontratës.

VITIJA - Gazeta ka arritur të zbardhë vendimin e plotë të Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëve­shjeve në FIFA më 13 tetor 2021. Në këtë vendim citohet ndër të tjera, se ish-futbollist­i i Kukësit, Sadik Vitija, duhet të paguajë klubin verilindor 46,000 euro si kompensim për shkelje të kontratës, plus 5% interes nga 3 janari 2022 deri në datën e pagesës efektive. Palës përgjegjës­e/kundërpadi­tëse do t'i vendoset një kufizim për të luajtur në ndeshjet zyrtare deri në pagimin e shumave të duhura. Sakaq, nga ana tjetër, klubi i Kukësit duhet t'i paguajë 2000 euro si shpërblim i papaguar plus 5% interes që nga 11 nëntori 2021 deri në datën e pagesës efektive. Kujtojmë që Vitija luajti me Kukësin vetëm një ndeshje në Kupë ndaj Maliqit dhe u grumbullua vetëm në sfidën me Tiranën në kampionat. Nuk është rasti i parë që Kukësi del i fituar nga gjyqet ndërkombët­are me futbollist­ët, pasi edhe në të kaluarën ka një histori suksesi në këtë aspekt.

MUSOLLI - Nga ana tjetër, Kukësi nuk ka arritur të fitojë gjyqin me Besar Musollin, i cili nuk pranoi rinovimin automatik të kontratës, ndërkohë që klubi kërkonte 300 mijë euro dëmshpërbl­im, duke iu referuar edhe kushteve të kontratës të nënshkruar­a midis palëve. Për këtë arsye, futbollist­i me më shumë prezenca në historinë e Kukësit, me plot 254 ndeshje të luajtura, u hodh në gjyq në FIFA nga klubi, ku në lojë hyn edhe skuadra e Gjilanit, e cila federoi futbollist­in. 33-vjeçari kishte pretendime­t e tij në FIFA, duke argumentua­r se kishte njoftuar klubin për moszgjatje­n

e kontratës, ndërsa klubi i mëshonte rinovimit automatik edhe për dy sezonet në vijim. Në fund, duke marrë parasysh arsyetimin e të dyja palëve, Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëve­shjeve vendosi: "Rrjedhimis­ht, DRC vendosi që kërkesa e paraqitësi­t të kërkesës, edhe pse e pranueshme, duhet të jetë refuzuar tërësisht", thuhej në pikën 74 të vendimit të kësaj dhome. Në argumentim­in e saj thuhet se klubi i Kukësit nuk arrin të vërtetojë plotësisht që midis palëve duhej të kishte një rinovim automatik, ndaj si përfundim verilindor­ëve u jepet pjesërisht të drejtë, por pa dëmshpërbl­im.

 ?? ?? Sadik Vitija, ish-mbrojtësi i Kukësit
Sadik Vitija, ish-mbrojtësi i Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania