Panorama Sport (Albania)

Luzi 2008, për një tjetër mrekulli kundër vlonjatëve

- FERIZ FERIZAJ

Luznjakët do të startojnë fazën e dytë si pritës ndaj Flamurtari­t, në ndeshjen që do të luhet sot në orën 13:00 në Peqin. Në premierën e këtij sezoni, Luzi bëri çudinë, duke e mundur Flamurtari­n brenda në Vlorë. Sot ndaj kuqezinjve, luznjakët do të kenë një “armë” më shumë dhe disa afrime cilësore. Në dispozicio­n të trajnerit Lorenc Pashja do të jenë të gjithë futbollist­ët, pa asnjë mungesë. Për kapitenin peqinas të Luzit, Daniel Ramazani, ndeshja e fundit me Dinamon është treguesi i forcës reale të Luzit. “Ndaj Dinamos kryesuese treguam se Luzi nuk i trembet asnjë emri, pavarësish­t trofeve e historisë së lavdishme që kanë. Flamurtari është ndër ekipet lider të futbollit shqiptar, plot tituj, por për ne është vetëm kundërshta­ri i radhës. Me këtë nuk dua aspak të tregohem euforik, por u garantoj se tashmë nuk është më ai Luz i ndrojtur i fazës së parë, ku nganjëherë ndikoi edhe njëfarë presioni psikologji­k, si dhe emocionet te futbollist­ët e rinj, që e kanë përvojën e parë në futbollin e të rriturve. Luzi 2008 është i aftë të sillet e luajë si i barabartë me këdo. E kemi treguar këtë gjatë fazës së parë me ekipet, të cilat kanë luajtur në elitë si Flamurtari, Besa, Skënderbeu e të tjera. Flamurtari, si të gjitha ekipet, është forcuar mjaft, por edhe ne jemi po aq të fortë sa ata. Si peqinas që jam, stadiumi ku jam rritur më sjell shumë nostalgji dhe emocione. Do të përpiqemi me mish e shpirt që tifozët e pranishëm të argëtohen me një futboll cilësor e të bukur”, ka thënë Ramazani për “Panorama Sport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania