Panorama Sport (Albania)

Tomori, vjen një brazilian për të garantuar... golat

- EDI SPAHIU

Tomori gjen sulmues në fundin e merkatos. Dje në Berat është prezantuar braziliani Guilherme Kaian, i cili është 22 vjeç dhe vjen pas aktivizimi­t në vendin e tij me klube si Manthikuer­a, Audaks dhe Juventus-sp. Burime në klubin beratas tregojnë për “Panorama Sport” se Kaian është federuar në kohë dhe pritet të jetë një element plus në repartin e sulmit. Drejtuesit e Tomorit e kanë cilësuar si shumë të domosdoshë­m për objektivat e tyre në fazën e dytë. Duke nisur nga ndeshja me Besën, që do të luhet të dielën në orën 13:00 në Berat, trajneri Klodian Arbëri do të ketë luksin që krahas portugezit Felipe, të ketë të gatshëm në pankinë edhe braziliani­n e sapoardhur, Guilherme Kaian. KASMOLLARI - Atmosfera në kampin beratas është optimiste në prag të ndeshjes me Besën. Tomori do të synojë që në fazën e dytë të

renditen mes gjashtë skuadrave më të mira të kampionati­t. Kjo do t’i japë mundësinë për të shfrytëzua­r më pas të gjitha shanset nëpërmjet fazës “play off”. Për gazetën ka folur mbrojtësi Paolo Kasmollari, i cili beson te trepikëshi ndaj kavajasve. “Vijmë nga një moment shumë pozitiv për sa i përket mbylljes së fazës së parë. Katër fitore në pesë javët e fundit nuk janë aspak një rastësi. Ne kemi si qëllim të vazhdojmë këtë rrugë. Jemi përgatitur maksimalis­ht gjatë kësaj jave, që edhe startin e fazës së dytë ta nisim aty ku e lamë në fazën e parë, me një fitore. Ftojmë tifozërinë tonë të mrekullues­hme, që të vijë e të na mbështesë masivisht në stadium, sepse është një motivim ekstra për skuadrën në fushë”, ka përfunduar Kasmollari.

 ?? ?? Guilherme Kaian
Guilherme Kaian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania