Panorama Sport (Albania)

Flamurtari nën presion, Idrizi pret vetëm fitore

Presidenti vlonjat: Ekipi e di vetë se çfarë duhet të bëjë

- ERMAL SIKA

Në Peqin përballë Luzit, për Flamur tarin është treni i fundit. Ultimatumi i drejtuesve është i qartë. Pas humbjes me Apoloninë, skuadra ka punuar në heshtje, por edhe nën presionin e kthesës. Administra­tori i klubit, Sinan Idrizi, nuk ka preferuar që ta takojë skuadrën gjatë javës, por ai nuk toleron më. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Idrizi si rrallë ndonjëherë ka preferuar që fjalët t’i ketë me “pikatore”. Ama e ka një kërkesë ndaj skuadrës, pavarësish­t jo të drejtpërdr­ejtë. Kreu i klubit do vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte si një vetëvrasje për objektivat madhorë që ka Flamurtari. “Më lini të hesht sot! Do të doja që komentet t’i rezervoja pas ndeshjes me Luzin. Besoj se skuadra e di vetë se çfarë duhet të bëjë dhe se çfarë presim. Do të flas pas ndeshjes”, ka thënë fillimisht Idrizi. Kreu i klubit e ka të qartë ultimatumi­n që e bëri pas ndeshjes me Apoloninë, kur u shpreh: “Ju them që një orë e më parë të kthehen ku duhet. Unë nuk e kuptoj këtë situatë, është e vështirë të kuptohet. Na kanë shëmtuar ditën. Të ndryshojnë sa më parë nëse janë të përgjegjsh­ëm. Ah,

nëse kanë ardhur të kalojnë ditën në Vlorë dhe te Flamurtari, kjo është gjë tjetër. I paralajmër­oj të gjithë se kjo është kambana e fundit. Nuk ka më pas kësaj, t’i bëjnë mirë llogaritë”, deklaroi Sinan Idrizi.

MERKATO - Administra­tori Sinan Idrizi konfirmon se

të dielën pritet që të mbërrijë në Vlorë sulmuesi brazilian, Pedro Augusto Kabral. Sulmuesi 23-vjeçar, nga vera e kaluar ndodhet pa skuadër, pikërisht që kur e mbylli me Egnatian dhe më pas nuk pranoi të rikthehej në Shqipëri për të vijuar karrierën me

rrogozhina­sit. “Të dielën pritet që të mbërrijë edhe Pedro Augusto. Skuadra do të jetë edhe më e kompletuar me të. Siç më kanë komunikuar, lojtarët e ardhur janë të mirë, por do t’i shohim në fushë për më tej”, konfirmoi presidenti i Flamurtari­t. Ndërkohë, vlen të theksohet se kuqezinjtë kanë bërë shumë lëvizje në merkaton e janarit, duke afruar lojtarë si Emanuele Mensah, Fabjan Beqja, Igor Silva, Enkelajdo Kamberaj, Augusto Neto, Luis Santos, Ermal Vitija, Bardh Bylykbashi, Pedro Augusto dhe gjithashtu portierin e huazuar nga Laçi, Klajdi Kuka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania