Panorama Sport (Albania)

Besës nuk i lejohen gabimet, Ramilli: Jemi gati për kthesën

- FERIZ FERIZAJ

Besa ka vijuar përgatitje­t për takimin e së dielës në Berat kundër Tomorit. Humbja në Burrel nuk është përjetuar mirë në kampin kavajas, ndërkohë që trajneri Gugash Magani ka fajësuar gjykimin për këtë disfatë. Gjithsesi, ato që mbeten janë pikët dhe Besa aktualisht ndodhet në kuotën e 19 të tillave. Për qendërmbro­jtësin Myslym Ramilli, në Berat është koha e kthesës. “Nuk mund të gjesh një ndeshje të vetme, që Besa nuk ka pasur së paku 3 raste të pastra shënimi. Herë kemi gabuar në finalizim dhe herë u kemi dhuruar pikë kundërshta­rëve tanë prej gabimeve tona. Në sulm me futbollist­ë si Hoxha, Onuh apo tashmë edhe Veriu, loja jonë duhet të jetë më agresive. Mund të finalizojm­ë aksionet pa e çuar sfidën në situatën që na duhet të mbrohemi. Gjykoj se duke filluar nga sulmuesit, por dhe mbrojtja më e kujdesshme, do të mund të bëjmë më të mirën”, ka thënë fillimisht mbrojtësi në një bisedë për “Panorama Sport”. Duke u ndalur te ndeshja me Tomorin, Ramilli e vlerëson maksimalis­ht rivalin e radhës. “Humbja me Burrelin e vendeve të fundit

është dëshmia më e qartë se gara ka hyrë në një fazë interesant­e dhe ku çdo ekip kërkon të marrë pikë, sidomos në shtëpi. Edhe Tomori, që për mua ka përbërje më cilësore se Burreli, me të drejtë do të kërkojë të na mposhtë. Ne që vijmë nga një humbje do të futemi në fushë me objektiv të vetëm, rezultatin pozitiv. Nuk e fsheh faktin se transmetim­i i ndeshjes në TV frenon disi gjyqtarët, pra që të mos sillen ndaj nesh ashtu si në Burrel, ku na mohuan një gol dhe një 11-metërsh”, deklaroi Ramilli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania