Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “braktis” Durrësin, Dumfur: Harrojeni... blofin

- LLAZI SARO

Skënderbeu rikthehet në Korçë. Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, korçarët kanë lënë qytetin e Durrësit. Skuadra ka zhvilluar dje të parën seancë për llogari të Tërbunit, kundërshta­r që e presin të hënën në shtëpi. Kjo ndeshje do të hapë fazën e dytë të kampionati­t dhe llogaritë bëhen vetëm e vetëm me trepikëshi­n. Kur dihet që duan ngjitjen direkte në elitë, gabimet janë të ndaluara. Vështirësi ka, e megjithatë duhet thënë që skuadra ka ardhur në formë mjaft të mirë. Ivan Gvozdenovi­ç ka marrë sinjale pozitive nga të rinjtë, që janë bashkuar në janar dhe tashmë ka më shumë alternativ­a për të përballuar pjesën e tjetër të sezonit. Në ditët në vijim, pritet që trajneri të ndajë edhe formacioni­n, ku nuk përjashtoh­en surprizat.

RANDI – Bardhekuqt­ë kanë “arkivuar” Kupën e Shqipërisë dhe janë të fokusuar me të gjitha forcat te kampionati, atje ku duan të marrin maksimumin. Randi Dumfur as që e mendon blofin në javën e 14-të dhe këtë e thekson enkas për “Panorama Sport”. Për mesfushori­n ganez, Skënderbeu është duke treguar një formë të mirë dhe prej kësaj mund të përballet me kokën lart ndaj çdo kundërshta­ri për të marrë maksimumin. “Prej momentit të parë, kam gjetur një klimë të shkëlqyer në ekip. A thua se rënia nga kategoria ka shtuar më shumë ambiciet e klubit. Në këtë situatë, duke parë edhe mundësinë që kemi në kushtet ku ndodhet ekipi, do të synojmë shumë më lart. Ekipi më pëlqen dhe ka marrë formën e duhur për të kërkuar maksimumin. Kjo është ajo që na pëlqen dhe na mban në fokus. Në ndeshjen ndaj Egnatias luajtëm hapur dhe deri diku nuk u ndien diferencat në fushë. Prandaj kemi mundësi të synojmë objektivin. Tani jemi të përqendrua­r vetëm te kampionati dhe do të bëjmë të pamundurën për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Blofin as që e mendojmë”, përfundoi afrikani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania