Panorama Sport (Albania)

Bindja e Banos: Mundim Turbinën dhe dorëzojmë vendin e fundit

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja synon që të hapë një tjetër “kapitull”. Faza e parë shkoi si shkoi, por tani kanë një mision: të shpëtojnë. Janë 39 pikë në lojë dhe mbijetesa është më shumë se e mundshme. E megjithatë, gabimet i kanë të ndaluara dhe sidomos në shtëpi. Këtë e kanë më shumë se të qartë, ndaj kundër Turbinës do të kërkojnë veçse fitoren. Nëse në Cërrik janë ndalur te rezultati 0-0 me këtë kundërshta­r, këtë herë barazimin e kanë të ndaluar. Trajneri Artan Bano ka besim te futbollist­ët, të cilët po stërvit që nga fillimi i kësaj jave e ka besim që do t’ia dalin dhe këtë e pohon për “Panorama Sport”: “Puna e kësaj jave, do të duket të dielën. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar intensivis­ht, jo vetëm fizikisht, por edhe në planin tekniko-taktik. Theksin e kam vënë më së shumti te kolaudimi i formacioni­t, pasi dihet që shumica kanë ardhur në këtë merkato janari. Jam optimist dhe mendoj se Besëlidhja ka mbledhur rreth vetes mjaft futbollist­ë cilësorë, që do ta bëjnë diferencën. Tani është detyra ime që këtë kontingjen­t ta menaxhoj me kujdes, për t’i caktuar detyrat sipas aftësisë. Duke e parë nga jashtë tabelën e klasifikim­it, të duket sikur jemi në telashe. Realiteti është tjetër, pasi diferenca e pikëve deri në mesin e tabelës është shumë e ngushtë. Kjo renditje përmbyset me një ndeshje të vetme. Kur vendosa të marr në dorëzim Besëlidhje­n, e kam marrë parasysh riskun e renditjes, por kur e pashë ekipin nga afër jam mbushur me optimizëm. Tani jemi të përqendrua­r vetëm te Turbina, pasi nuk duam të hedhim hap fals. Ne do të luajmë vetëm për fitore dhe jam i bindur se do ta marrim atë. Ekipi e ka kapaciteti­n e duhur, por edhe dëshirën për atë mision. Një trepikësh do të shënonte edhe largimin definitiv nga zona e kuqe”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania