Panorama Sport (Albania)

“Divorc” me Dinamon, Ymeri shkon në SHBA

Mesfushori do të jetojë në Amerikë, klubi e heq nga lista Një dëmtim ia prishi totalisht planet, luajti vetëm 7 ndeshje

- FATJON RUPI

Ersil Ymeri “divorco het” me Dinamon. Erdhi në merkaton e verës, por kjo aventurë zgjati pak. E nisi mirë dhe për 7 ndeshje me radhë ishte jo vetëm titullar i padiskutue­shëm, por edhe protagonis­t me tre gola. E megjithatë, një dëmtim ia prishi planet. Prej tetorit 2022, nuk u kthye më kurrë. Mesfushori nuk figuron as në listën e federimeve për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Pas interesimi­t të “Panorama Sport”, drejtuesit sqarojnë se 28-vjeçari ka vendosur të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkëpuni­mi mund të quhet i mbyllur, pasi ka zgjedhur të jetojë përtej oqeanit. Sipas informacio­neve nga klubi, lojtari mund të luajë futboll edhe atje. Nëse do ta kalojë plotësisht dëmtimin, do të gjejë një ekip.

DËMTIMI – Koplikasi pësoi një dëmtim me Korabin (në Peshkopi), pas vetëm 18 minutash lojë. Më pas nuk u pa më në fushën e blertë me fanellën blu. Nga sa u mësua, kishte frakturë në kockat e gishtave të këmbës. Ai u shfaq në tribunën e “Selman Stërmasit” me paterica dhe pritej që të rikthehej në fillim të 2023shit. Eksperienc­a e tij me skuadra edhe të Superiores, si Kukësi, Laçi dhe Kamza, pritej t’i shërbente Dinamos në vazhdim të sezonit, aq më tepër që shkodrani është shfaqur edhe si goleador, por situata mori një rrjedhë tjetër. Mesfusha e Dinamos humb një lojtar me kualitet dhe përvojë. Tashmë trajneri Dede ka në dispozicio­n në këtë sektor lojtarë si Daja, Lilaj, Smaçi, Preloshi dhe Jaku. Nga grupi i lojtarëve të gjysmës së parë të sezonit, përveç Ymerit, nga blutë janë larguar edhe portieri Simoni, sulmuesi Rexhinaldo dhe mesfushori sulmues Diogo. Janë huazuar ndërkohë Samake, Shala dhe Daija.

 ?? ?? Ersil Ymeri, mesfushori 26-vjeçar kur prezantohe­j te Dinamo
Ersil Ymeri, mesfushori 26-vjeçar kur prezantohe­j te Dinamo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania