Panorama Sport (Albania)

Stojku: E vështirë me labët, nuk duhet ta lëshojmë më kreun

Verdheblut­ë rikthehen në stadium, trajneri jep porosi

- VLADIMIR MEMA

Verdheblut­ë rikthehen si kryesues në “Elbasan Arena”. Nesër do të presin Labërinë në këtë stadium, me synimin e vetëm për të marrë tri pikët. Elbasanasi­t morën vendin e parë në Grupin A, pikërisht pas “nderit” të këtij kundërshta­ri. Ata ndalën Pogradecin, çka do të thotë se përpara i pret “malorja”. Megjithatë, Gentian Stojku mendon se çdo ndeshje e këtij sezoni ka qenë është e vështirë. Numri një i pankinës së AF Elbasani nuk e mendon blofin, ndaj kërkon nga skuadra përqendrim. Pasi arritën atë që donin, synojnë që të ruajnë me fanatizëm pozitat në klasifikim. “Përpara kemi një ndeshje të vështirë, por do t’i bëjmë hyzmetin e duhur për të marrë maksimumin. Labëria është një skuadër që ka objektiva të rëndësishë­m këtë sezon, por ne do ta vlerësojmë siç kemi bërë me të gjithë kundërshta­rët. Luajmë në fushën tonë përballë tifozërisë dhe nuk ka arsye të mos mendojmë vetëm për fitoren. Nga lojtarët kërkoj që si gjithnjë të japin maksimumin, sepse vetëm kështu mund të arrijmë objektivat. Gjatë gjithë javës jemi përgatitur në kuadër të kësaj ndeshjeje dhe gjendja e skuadrës është e mirë. Tani jemi në krye dhe ky fakt na e shton presionin, por njëkohësis­ht edhe besimin në forcat tona për ta mbajtur deri në fund këtë pozicion. Skuadra është ndërtuar për të qenë në krye, tani që ia arritëm, nuk duhet ta lëshojmë”, u shpreh në prononconi­n e tij për gazetën tekniku elbasanas. Sakaq, për t’i dhënë seriozitet­in e duhur kësaj sfide dhe duke parë interesimi­n e madh nga ana e tifozërisë, klubi ka vendosur që të luajë në stadium dhe jo në kompleks.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania