Panorama Sport (Albania)

ILIRIA NAFTËTARI

-

Iliria është gati për Shënkollin. Pas pikës së marrë në transfertë ndaj Murlanit, tashmë fushëkruja­sit lakmojnë fitoren. Trajneri Fatmir Sala para kësaj sfide thotë: “Me gjithë mungesat që kisha në formacion, skuadra më bindi përballë Murlanit. Tashmë jemi përqendrua­r te java e 10-të, që do ta zhvillojmë në shtëpi. Jemi të angazhuar maksimalis­ht për të siguruar fitoren. Jemi të plotë tashmë dhe kjo shton optimizmin. Pikët i kemi të domosdoshm­e”. NDERIM GOCI

Naftëtari e rifilloi kampionati­n me humbje, duke u shkëputur disi nga kreu i renditjes. E megjithatë, kuçovarët nuk dorëzohen. Ata do të tentojnë kthesën pikërisht sot, kur presin Murlanin në “Bashkim Sulejmani”. Sulmuesi Vladimir Saraçi, për gazetën, deklaron: “Ecuria e ndeshjeve të fundit nuk është më e mirë. E megjithatë, do ta rigjejmë fitoren qysh nesër (sot). Është e vërtetë që kemi humbur disi terren me vendet e para, por s’i kemi humbur shpresat”. ARBEN ÇEPANI

GRAMSHI

Gramshi gjeti kthesën, por tashmë kërkon konfirmimi­n. Fitorja e parë sezonale nuk do të kishte vlerë pa vazhdimësi. Këtë e thotë për gazetën edhe sekretari i klubit, Lulëzim Hasa: “Pikët e para i rikthyen buzëqeshje­n dhe larguan nga fundi i tabelës. Tashmë nuk mund të ndalemi, nëse duam të ngjitemi ku na takon. Meritë për këtë skuadër të mrekullues­hme ka drejtori, bashkë me stafin teknik. Tani presim Bulqizën dhe llogaritë bëhen me fitoren”. MARIGLEN MIRAKA

MEMALIAJ

Memaliaj e nisi mbarë vitin. Edhe pse sezoni për ta kishte nisur “blozë”, u kthyen me Delvinën. E mundën me shifra 2-1 dhe tani janë më të qetë. Protagonis­t u bë mbrojtësi Markelian Merdani, i cili shënoi edhe gol. I riu, për “Panorama Sport”, thotë: “Jam i lumtur për golin, por shpresoj të mos jetë i fundit. Megjithatë, ajo ndeshje iku. Tani jemi përqendrua­r te Butrinti. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të tregojmë vlera. Është koha për vazhdimësi­në”. ROLAND SULI

BULQIZA

Bulqiza ka arkivuar humbjen e thellë përballë Valbonës dhe është përqendrua­r te Gramshi. Luajnë në transfertë dhe synimi është që të mos dalin duarbosh. Kapiteni Selman Shkreta tregohet racional, kur thotë: “Mjafton edhe vetëm një pikë në këtë transfertë. Luajmë jashtë fushe dhe ndaj një ekipi që synon mbijetesën, sikundër edhe ne. Do të udhëtojë për fitoren dhe jemi përgatitur për këtë. Por, edhe nëse ndajmë nga një pikë do të ishim mjaft të kënaqur”. ABDULLA DUSHKU

ABDULLA DUSHKU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania