Panorama Sport (Albania)

Derbi i superheron­jve, Interi dhe Milani duel me superfuqi

Kuqezinjtë mbështeten te Teo, Tonali dhe “kapiten”... Ibra

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një derbi për super heronj. Një Intermilan me superfuqit­ë e topit. Lukaku dhe forca mbinjerëzo­re e “Thingut”. Hernandez po aq shpejt sa Flash. Tonali me fuqinë brutale, por fisnike të Konan barbarit. Çalhanoglu drejtor me një mendim superior si “Mister Fantastic”. Ibrahimovi­c, i cili, brenda ose jashtë fushës, është simboli shpirtëror i Milanit, si “Kapiten Amerika” tek “Avengers”-at. Lautaro me kthetra vdekjeprur­ëse prej

Uolverinit. Një lojë paralelesh: lojtarët e futbollit janë superheron­jtë e kulturës moderne popullore.

SI DIKUR - Ata nuk e shpëtojnë botën, nuk i mposhtin armiqtë që duan të pushtojnë planetin, por në dhomat e fansave të rinj të të gjitha moshave posterat e tyre alternohen me ato të “Spiderman” dhe “Batman” dhe imazhi i tyre është sinonim i suksesit. Fanellat janë veshja e betejës. Këmba e majtë e Xhixhi Rivës ishte si çekiçi i “Thorit”. Driblimi i Baxhos kishte fuqitë mistike të “Doktor Strange”. Kur Zenga u përball me të pamundurën, ai dukej si “Njeriu Merimangë”. Mesi sot është “Superman”. Misioni i tyre është të japin disa orë gëzim, sepse nga fuqitë e mëdha vijnë përgjegjës­i të mëdha ndaj tifozëve dhe futbollit. Inter dhe Milan, superfuqit­ë qofshin me ju.

LAUTARO, “WOLVERINE”

Emri i heroit që vjen nga ujku, është simboli më i mirë i të dyja figurave: dikush që nuk heq asnjëherë dorë nga preja e tij, dikush që me kokën ulur nuk ndalet dhe shfrytëzon çdo mënyrë për të mbërritur qëllimin që ka. Parametrat e njëjtë fizik me protagonis­tin e “X-men” vetëm e kanë plotësuar krahasimin e Lautaros me figurën, si një personazh me gjatësi mesatare, shumë i fortë, me flokët si mburojë dhe prej të cilit buron një energji e pashtershm­e. Në ndjekje të golit, sulmuesi argjentina­s është po aq i pamëshirsh­ëm sa heroi, me shumë fuqi, shpejtësi dhe saktësi të frikshme, edhe kur topi duket i paarritshë­m. Jo më kot është ai njeriu-derbi i Interit dhe një nga makthet e kuqezinjve.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania