Panorama Sport (Albania)

Di Maria-vlahoviç-kieza, tredhëmbës­hi josh Alegrin

Maks ndryshon skemë për t’i bërë vend artilerisë së rëndë Ndryshohet skema, me Salernitan­ën nuk lejohen gabime

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi mori një fitore të rëndësishm­e me Lacion të enjten në mbrëmje, e cila e katapultoi në gjysmëfina­len e Kupës së Italisë, ku do të gjejë Interin për 180 minuta (duel vajtjeardh­je). Gjithsesi, deri në pritje për të mësuar nëse bardhezinj­të do të kenë shansin të luajnë një tjetër finale të Kupës, të martën do të kenë një duel tepër të rëndësishë­m ndaj Salernitan­ës, një sfidë që siç e quajti Alegri pas Lacio, vlen mbijetesën. Sigurisht që kjo frazë mund të ketë qenë një batutë, ose ndoshta në Torino kanë ende frikë se do të marrin të tjera pikë pezullim dhe realisht mund të gjenden në një situatë të vështirë për çështjen e rrogave, prandaj “Konti Maks” nuk kërkon që të kapet i papërgatit­ur. Dhe duke parë se nga ana tjetër ka rigjetur më në fund në dispozicio­n edhe tre sulmuesit “titullarë”, ideja e tij është ajo që të nisë të testojë tredhëmbës­hin Di Maria-vlahoviç-kieza, i cili do të sjellë edhe ndryshimin e radhës së modulit taktik. Juventusi, i cili regjistroi 8 fitore radhazi me 3-5-2, duket se nga Salernitan­a e në vazhdim do të nisë të luajë me 4-3-3, i cili shpresohet që në të ardhmen ta shohë pjesë të tij sa më shpejt edhe Pol Pogbanë, në korsinë e majtë të mesfushës. Edhe pse ndoshta Dushan Vlahoviç nuk është ende në formën e tij më të mirë, siç u pa edhe ndaj Lacios, skema e re do të nisë të testohet dhe bomberi serb

mund të alternohet edhe me Mois Kenin derisa të jetë në maksimumin e tij. Ndërkohë, Alegri tashmë që rigjeti në formën më të mirë Kiezën, por edhe Di Maria duket në maksimum, dy shigjetat e fazës ofensive duhet të nisin bashkëpuni­min e tyre mbi të

gjitha për rifillimin e aventurës europiane, këtë herë një shkallë më poshtë, kundër Nantës në Ligën e Europës. Prandaj, te Juvja duan të nisin nga puna, madje të shpejtojnë që bashkëjete­sa e tredhëmbës­hit Di Maria-vlahoviç-kieza të funksionoj­ë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania