Panorama Sport (Albania)

Lëndimi, Nagelsman: Mbape dhe PSG po luajnë blofin ndaj nesh

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Suksesi me "poker" go lash ndaj Maincit u ka rikthyer sërish buzëqeshje­n tifozëve të Bajernit, se ata janë aty dhe nuk ka ndryshuar asgjë nga ai imazh i goleadave nga fillimi i nëntorit të 2022-shit. Ky temp është mbajtur edhe nga trajneri Nagelsman, i cili nuk i ka kursyer fjalët plot mjaltë për ekipin e tij, madje duke specifikua­r edhe emra konkretë. Gjithsesi, 35-vjeçari ende nuk jep siguri se dëmtimi i Mbapesë është real dhe se do të luajë në "aktin" e parë të fazës më eliminim direkt në "Parc des Prince", më datë 14 shkurt.

DËMTIMI I MBAPESË"JAM

i bindur se PSG dhe Mbape po kërkojnë të luajnë blofin ndaj nesh. Nuk e imagjinoj dot se ai nuk do të luajë më 14 shkurt. Impakti i 24-vjeçarit në lojën e tyre është i padiskutue­shëm dhe kjo do të jetë shtysë akoma më e madhe përse palët nga kampi i tyre të vendosin që nga minuta e parë Kiliënë. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë deri në atë takim, por unë i qëndroj edhe një herë argumentit se ata po aktrojnë dhe kërkoj që preja të jetë e papërgatit­ur në këtë plan. E pashpjegue­shme se klubi i tyre të dalë me deklaratë aq të shpejtë mbi gjendjen e futbollist­it kryesor, për më tepër kur e dinë shkallën e vështirësi­së në duelin e Champions-it", theksonte me nota të larta mohimi "arkitekti" i kampionëve në fuqi të Bundesligë­s mbi një mungesë të mundshme të "goleadorit" transalpin.

shikon një ekip që vrapon si i çmendur dhe bën gjithçka për të fituar është ndjenja më e mirë që mund të përjetojë trajneri i tyre. Kjo është pikërisht ajo tablo që m'u dha në formën e dhuratës nga djemtë, pas rinisjes jo të duhur të kampionati­t. Loja ofensive është në ADNNË time dhe këtë gjë përpiqem ta përçoj edhe te grupi. Besoj

REAGIMI-"KUR

se jemi të aftë të vazhdojmë me të njëjtën linjë edhe në vazhdimësi, pasi potenciale­t nuk na mungojnë".

"NDEZJA" E MUSIALËS"XHAMALI shfaqi versionin më të mirë në duelin e fundit, provë se ai mbart peshë tejet të rëndësishm­e ne skemat tona. Paraqitje e klasit botëror do ta quaja lojën e tij ndaj Maincit. Kontroll fenomenal i topit, hapësirë e krijuar mbi dyshen me tipare të theksuara

sulmuese, frymëmarrj­e për pjesën tjetër të ekipit. Nëse e shikoj edhe gjatë tri ndeshjeve, ku ne nuk ia dolëm të merrnin rezultatin e dëshiruar, puna e 19vjeçarit është për t'u përgëzuar, ndonëse nuk ia doli të ishte protagonis­t", pohonte me ngazëllim kundrejt aftësive të Musialës trajneri gjerman.

DEKLARATA E KOVAÇ-"DO të jetë keqkuptuar

nga mediat. Forca e Bajernit në Bundesligë nuk është diçka e re, kështu që rri i qetë", tha mes buzëqeshje­sh Juliani.

FORMA E KANSELOS-"I shkëlqyer do të ishte epiteti i duhur për të përkufizua­r debutimin e tij. Abicaia e luzitanit më gëzon pa masë, pasi nënkupton urinë e madhe që ai tregon në fushë. Përvoja e tij do të shërbejë si aset shtesë në shërbim të ekipit, pasi

kontributi i çdo lojtari merr vlerë kur flitet rreth sukseseve".

TË LËNDUARIT-"SADIO

po vazhdon me fazën e riaftësimi­t, pas 3 javësh do të jetë në fushë, ndërsa me Nojerin komunikoj shpesh dhe më tregon me hapat e ndërmarrë. Mazraui gjithashtu u kthye në kampin stërvitor, ku po praktikohe­t me ushtrime të lehta fitnesi", përfundoi trajneri i gjigantëve nga Mynihu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania