Panorama Sport (Albania)

Tension mes Ukrainës dhe IOC, Bah refuzon ftesën e Zelenskit

-

Çështja hapjes së dyerve për sportistët rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, por përshkallë­zohet çdo ditë e më shumë dhe po prodhon debate të forta. Komiteti Olimpik Ndërkombët­ar (IOC) është shprehur pro lejimit të tyre për të konkurruar në olimpiadë si neutral. Por nga ana tjetër, Ukraina ka kërcënuar deri në bojkot të Lojërave nëse diçka e tillë ndodh. Një përplasje e hapur tashmë me qeverisë ukrainase dhe IOC. Kjo gjë ka bërë që presidenti i IOC, Tomas Bah, të refuzojë së fundmi ftesën e numrit një ukrainas, Volodimir Zelenski, për të vizuar qytetin Bakhmut. Një refuzim që sipas qëndrimit të IOC, vjen pikërisht për shkak të kërcënimev­e të Ukrainës për bojkot, nëse do të lejohet konkurrimi i rusëve. Kujtojmë se Bah e kishte vizituar Ukrainën gjatë verës së vitit të kaluar, ku pati një takim me Zelenskin.

“40 SHTETE, BOJKOT OLIMPIADËS” – Ndërkohë ministri polak i Sportit dhe Turizmit, Kamil Bortniczuk, është shprehur se 40 shtete mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike në Paris. Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar (IOC) për t’u lejuar atletëve rusë dhe bjellorusë që të konkurrojn­ë në Lojërat e vitit 2024. IOC-JA tha të enjten se çdo bojkot do t’i “dënojë vetëm atletët”. Bortniczuk tha se beson që do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, për t’i bllokuar planet e IOC-SË, përpara takimit të 10 shkurtit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania